Begaj takim me ambasadorët austriakë në Ballkan: Vendi juaj ka ndihmuar Shqipërinë në momentet kyçe të historisë, përfshirë edhe anëtarësimin në BE

Begaj takim me ambasadorët austriakë në Ballkan: Vendi juaj ka ndihmuar Shqipërinë në momentet kyçe të historisë, përfshirë edhe anëtarësimin në BE

Bajram Begaj me ambasadorët austriakë në Ballkan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpriti sot ambasadorët austriakë që shërbejnë si të tillë në shtetet e Ballkanit së bashku me përfaqësues të trupës drejtuese të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet shqiptaro-austriake, bashkëpunimi i Shqipërisë me vendet e rajonit dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Begaj shfrytëzoi këtë takim për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen që vendi i tyre, Austria ka dhënë ndaj Shqipërisë në momentet kyçe të historisë, përfshirë dhe ndihmën në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke folur për raportet e fqinjësisë së mirë në rajon, Begaj theksoi se për forcimin e dialogut Austria ka luajtur rolin e saj me ngritjen e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ndërsa solli në vëmendje prioritetet e Shqipërisë për ruajtjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, kontributin e faktorit shqiptar në stabilitetin politik, paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.

“Shqiptarët në rajon, kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë pro integrimeve Euroatlantike dhe unë jam krenarë që shpirti pro euroatlantik i tyre nuk është lëkundur asnjëherë. Siç e tregojnë edhe sondazhet e fundit shqiptarët në rajon janë  më besnikët ndaj vlerave euroatlantike”, tha Begaj.

Kreu i Shtetit në bashkëbisedimin me ambasadorët e Austrisë u shpreh se aktorët e tretë në rajon synojnë frenimin e së ardhmes Euroatlantike të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet sulmeve kibernetike, misinformacionit dhe desinformacionit, soft power-it duke u shprehur se “ Shqipëria është e vendosur në qëndrimet e saj ndaj tyre dhe se popujt e Ballkanit kanë një moment mundësie historike në kuadrin e integrimit Euroatlantik që duhet ta shfrytëzojnë në dobi të së ardhmes së tyre e begatimit të jetës së qytetarëve të tyre.”

“Një rajon i sigurt dhe politikisht i qëndrueshëm që diskuton dhe dialogon me njëri-tjetrin, që zhvillon lidhjet e duhura ekonomike brenda vetes, Bashkimit Evropian dhe pjesës tjetër të botës, i shërben interesave kombëtare të Shqipërisë dhe është, gjithashtu, në interes të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Presidenti.

Rol stabilizues në këtë drejtim luajnë dhe nismat ndërrajonale, përmes të cilave shtetet e bllokut ballkanik janë të angazhuara të përmbushin integrimin e plotë Euroatlantik, si e vetmja rrugë për të garantuar sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’