Zëvendëson Fabrizio Buccin/ Begaj pranon letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri italian! Presidenti: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve

Zëvendëson Fabrizio Buccin/ Begaj pranon letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri italian! Presidenti: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve

Marco Alberti takon presidentin Begaj

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, të cilit i shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve shqiptare për ta ndihmuar në përmbushjen e detyrës gjatë mandatit diplomatik në Tiranë.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri-Itali, ndërsa u theksua angazhimi i plotë për thellimin e partneritetit strategjik bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, ekonomike dhe kulturore.

Dialogu politik mes dy shteteve u konsiderua intensiv dhe pozitiv në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

“Kontaktet e shpeshta tregojnë përkushtimin tonë për forcimin e lidhjeve dypalëshe, bazuar në interesat strategjike reciproke si aleatë të NATO-s me një të ardhme të përbashkët në BE”, - u shpreh Presidenti i Republikës, duke rikonfirmuar se si partnerë dhe aleatë në NATO, Shqipëria dhe Italia ndajnë qëndrime të përbashkëta në çështjet e politikës ndërkombëtare.

“Shqipëria do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse Italisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të zëshme ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe për rolin e saj proaktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës së Shqipërisë në BE”, - u shpreh Presidenti Begaj.

 Marco Alberti zëvendëson në këtë detyrë Fabrizio Buccin i cili shkon në Gjermani.  Emërimi i tij u bë publik më 20 janar 2025 nga Ministria e Jashtme Italiane

Gjatë takimit u fol edhe për arbëreshët e Italisë, të cilët vitet e fundit kanë qenë në qendër të disa aktiviteteve të Presidentëve të Shqipërisë dhe Italisë. Arbëreshët kanë shërbyer dhe shërbejnë si ura lidhëse midis dy shteteve, duke dëshmuar një eksperiencë të vyer se si pakicat mund të integrohen në jetën e vendeve ku jetojnë. Po ashtu, u vlerësua edhe mënyra e integrimit të shqiptarëve në Itali, të cilët kanë mbërritur atje tri dekadat e fundit. Njëherazi, në marrëdhëniet midis dy vendeve kontribuojnë edhe bizneset italiane që operojnë në Shqipëri apo shkëmbimet turistike.

Kush është Marco Alberti?

Alberti ka lindur në vitin 1972 në Bukavu, në Zaire, shtet që sot njihet si Republika Demokratike e Kongos. Ai është diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Juridik dhe ka nisur karrierën e tij diplomatike në vitin 2000, duke mbajtur disa pozita në Itali dhe jashtë vendit.

Që nga viti 2001 ka qenë pjesë e sekretariatit të Nënsekretarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga viti 2003 deri në 2008, ka shërbyer si Sekretar i Dytë dhe më pas Sekretar i Parë në Buenos Aires, Argjentinë.

Më pas, ka qenë Konsull i Shtuar në Konsullatën e Përgjithshme të New York-ut dhe në vitin 2011 kaloi në Shërbimin e Shtypit dhe Komunikimit Institucional të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat

Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat