Begaj takohet me Jens Stoltenberg në Bruksel: Shqipëria rol të rëndësishëm dhe aktiv në NATO! Bashkë në sfidat e sigurisë globale

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar sot Bruksel një takim  me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg. Në bisedën mes tyre janë cekur zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor. Po ashtu temë e diskutimeve ishte edhe vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.

Nga Selia e NATO-s nw Bruksel, pas takimit Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg dolën në një konferencë për mediat. Stoltenberg ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në aleancë në të gjitha sfidat. Ndërsa Presidenti Begaj tha se Shqipëria po vijon investimin e saj në forcimin e ushtrisë dhe është e angazhuar maksimalisht në sfidat globale. 

Presidenti Bajram Begaj deklaroi se rajoni i ballkanit përëndimor vijon të karakterizohet nga zhvillime komplekse gjeopolitike duke theksuar se Rusia përbën kërcënim serioz dhe domedhënës. Begaj tha se për rritjen e sigurisë në rajon, është i domosdoshëm zgjerimi i aleancës, duke i hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës dhe dy vendeve që e kanë nisur këtë proces, Suedisë dhe Finlandës.  

"Rusia përbën kërcënim domethënës dhe direkt ndaj NATO-s dhe Ballkanit  Perëndimor. Ajo ka rritur përpjekjet e saj influencuese duke përdorur metoda të luftës hibride, subversionit politik, financimeve të paligjshme etj. Qëllimi i saj është prishja e paqes, stabilitetit dhe bllokimin e reformave Euro-Atlantike të vendeve të rajonit. Ne jemi duke kaluar kohë të sfidave të mëdha, të cilat kërkojnë vendime të guximshme dhe të drejta. Në këtë kontekst është në bindjen time se është më se e justifikueshme për ta konsideruar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Aleancën Euro-Atlantike", tha Begaj. 

Ndërkaq shefi i NATO-s Stoltenberg dhe presidenti Begaj, u shprehën në mbështeje të dialogut Kosovë-Serbi sipas planit europian, duke u bërë thirrje palëve që të jenë më fleksibël dhe të përmbyllin procesin me marrëveshje.

Stoltenberg konsideroi te një rëndësie të veçantë për sigurinë rajonale, investimin që aleanca po bën në Bazën e Kuçovës, ndërsa presidenti begaj tha se Shqipëria kërkon mbështetjen e NaTO-s për projektin e Porto Romanos, çka do të siguronte lëvizshmërinë e aleancës në kahun lindor dhe rajon. Kreu i shtetit tha se shqipëria ka rritur buxhetin për mbrojtjen dhe vitin tjhetër do e cojë në nivelin 2 % të GDP.  Mbështetja e Ukrainës ndaj agresionit rus ishte një tjetër temë e bisedimeve Sttoltenberg-Begaj, ku u garantua se kjo mbështteje do të vazhdojë për aq kohë sat ë vijojë konflikti atje në një kohë që Putin ka ndërmarrë sulme të reja.   

Begaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kanë apeluar Serbinë dhe Kosovën që të jenë fleksibël dhe të bëjnë përpjekje maksimale për marrëveshje në dialogun mes tyre. Në këtë vizitë zyrtare, presidenti Begaj u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij. Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:29
Situata në Kosovë, Begaj-Stoltenberg: NATO është aty dhe e merr shumë seriozisht sigurinë! Mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd

 

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kanë apeluar Serbinë dhe Kosovën që të jenë fleksibël dhe të bëjnë përpjekje maksimale për marrëveshje në dialogun mes tyre.

“NATO ka qenë prezentë në Kosovë prej shumë vitesh. Aleatët janë të angazhuar që trë vashojnë të kontribuojnë vijimësinë e pranisë në Kosovë. Ne punojmë gjithashtu me Bashkimin Evropian në Kosovë. Ne vlerësojmë gjithashtu edhe diskutimet e zhvilluara gjitha me ndërmjetësimin e BE-së mes Serbisë dhe Kosovës. Ne mendojmë se kjo është rruga e vetme për stabilitetin në Kosovë. Kemi një mundësi historike që mund të jetë më shumë rëndësishmë për të gjithë rajonin. Palët të tregojnë fleksibilitetit dhe gatishmëri për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Pra, NATO është e pranioshme në Kosovë dhe ne e marrim shumë seriozisht situatën aty”, tha Stoltenberg,.

“KFOR është histori suksesi, garantues i sigurisë dhe paqes në rajon. Kosova është prej 15 vitesh një shtet i pavarur, që po punon çdo ditë për një shtet perëndimor, me vizion të qartë euro-atlantik. Shqipëria mbështet tërësisht Kosovës në rrugëtimin e saj dhe në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh Begaj.

Ora 13:27
Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Stoltenberg: Procesi më i shpejtë që kemi bërë ndonjëherë, presim bisedimet në Bruksel

 

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se procesi i anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë është një ndër më të shpejtët. Stolenberg u shpreh se ka progres në këtë marrëveshje dhe se shumë shpejt presin bisedimet në Bruksel për marrëveshjen 3-palëshe.

“Përfundimi për këtë proces është përparësi për mua dhe NATO. Ne kemi rënë dakord për bisedime në Bruksel për memorandumin 3 palësh. E kam fjalën këtu për marrëveshjen mes Finlandës, Suedisë dhe Turqisë. Ka ende punë për t’u bërë dhe po bëjmë progres. Ky ka qenë aprovimi më i shpejtë që është bërë për anëtarësimin në NATO. Parlamenti Hungarez ka bërë njoftimin që ta bëjë këtë deri në fund të muajit.”- tha Stoltenberg.

Ora 13:20
Begaj takim me Stoltenberg: Zgjerimi i aleancës është detyrim, anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës i mirëpritur

 

Presidenti i vendit Bajram Begaj në një takim me shefin e aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh se anëtarsimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO është detyrim.

‘Vlerësoj lidershipin tuaj. U bë më shumë se një vit se jemi dëshmitar të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. NATO ka demonstuar forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të vendeve të aleancës. Është e rëndësishëm forcimi i grup batalioneve në krahun lindor të NATO-së. Zgjerimi i aleancës është detyrim. Anëtarësimi i Suedisë dhe të Finlandës. Në koordinim të plotë me aleancën Shqipëria qëndron në krah dhe do të vazhdojë që ta mbështesë aleancën. Në cilësinë e anëtarit të përhershëm ne do të vijojmë që të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit për Ukrainë. Rusia përbën kërcënim për NATO-në dhe Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i saj është prishja e paqes. Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës. Shqipëria mbështet dialogun. Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv. KFOR është garantues si paqes në rajon. Shqipëria u përball me një sulm kibernetik nga Irani. Shqipëria rriti që ta ndërpresë dhe të rikuperohet nga ky sulm. Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes dhe parashikojmë që vitin e ardhshëm, të arrijmë në 2%. Në bazën ajrore taktike të Kuçovës punimet po ecin ashtu siç ishin parashikuar.’- tha Begaj.

Deklarata e plotë e Begajt
Zoti Sekretar i Përgjithshëm, I dashur Jens, Zonja dhe zotërinj,
Së pari, më jepni kënaqësinë t’i shpreh mirënjohjen time të thellë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, zotit Stoltenberg për takimin e frytshëm që zhvilluam sot. Vlerësoj lidershipin Tuaj dhe punën e jashtëzakonshme që jeni duke bërë në këtë kohë të sfidave të mëdha, që nuk janë parë prej dekadash në kontinentin tonë. U bë më shumë se një vit, që jemi dëshmitarë të një lufte konvencionale në Europë, rezultat i një akti të paprecedentë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj një vendi sovran, Ukrainës. Ky akt ka tronditur paqen, stabilitetin dhe arkitekturën e sigurisë në Europë. NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet, vendosmëri dhe forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të Aleancës dhe vendeve anëtare. Në këtë kohë sfidash për sigurinë Euro-Atlantike, është thelbësore implementimi i kuadrit strategjik të mbrojtjes dhe shkurajimit, si edhe përditësimi i planeve të mbrojtjes së Aleancës. Është veçanërisht e rëndësishme forcimi i tetë grupbatalioneve në krahun lindor të NATO-s.

Situata aktuale e bën të domosdoshme që rendi i qetësisë dhe i paqes ndërkombëtare të jetë fokusi ynë. Për këtë arsye, zgjerimi i Aleancës është detyrim, ndaj, anëtarësimi i Suedisë dhe i Finlandës janë të mirëpritura dhe të domosdoshme. Unë jam i lumtur që Parlamenti i Shqipërisë është nga të parët që e ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës. Në koordinim të plotë me Aleancën, Shqipëria i qëndron në krah dhe do të vazhdojë ta mbështetë Ukrainën në aspektin politik, diplomatik, ushtarak dhe të asistencës humanitare për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Në cilësinë e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në, ne do vijojmë të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit ndërkombëtar për Ukrainën. Në Samitin e Madridit, aleatët rikonfirmuan rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.

Pavarësisht progresit të bërë në drejtim të integrimit Euro-Atlantik, rajoni vijon të karakterizohet nga zhvillime komplekse gjeopolitike dhe të sigurisë.   Rusia përbën kërcënim domethënës dhe direkt ndaj NATO-s dhe Ballkanit  Perëndimor. Ajo ka rritur përpjekjet e saj influencuese duke përdorur metoda të luftës hibride, subversionit politik, financimeve të paligjshme etj. Qëllimi i saj është prishja e paqes, stabilitetit dhe bllokimin e reformave Euro-Atlantike të vendeve të rajonit. Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Republikës së Kosovës në fund të vitit të kaluar. Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë. Që nga viti 2008, Republika e Kosovës është një vend sovran dhe i pavarur me vizion të qartë për t’u integruar në familjen euro-atlantike. Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi. KFOR, është garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ne jemi duke kaluar kohë të sfidave të mëdha, të cilat kërkojnë vendime të guximshme dhe të drejta. Në këtë kontekst është në bindjen time se është më se e justifikueshme për ta konsideruar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Aleancën Euro-Atlantike.
Shqipëria vlerëson shqetësuese kërcënimin që vjen nga Irani.Në korrik dhe shtator të vitit të kaluar ne u përballëm me një sulm të rëndë kibernetik të ndërmarrë dhe të sponsorizuar nga struktura shtetërore të Republikës Islamike të Iranit. Shqipëria në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë dhe NATO-n, arriti  ta ndërpresë dhe të rikuperohet nga ky sulm, si edhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.  
Qeveria shqiptare ka një plan ambicioz për forcimin e kapaciteteve digjitale dhe mbrojtëse kibernetike. Bashkëpunimi me NATO-n në këtë drejtim vlerësohet maksimalisht.

Si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, Shqipëria përshëndet nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të NATO-s me BE-në duke vlerësuar rolin e partneritetit strategjik të BE-së në mbrojtje të vlerave euro-atlantike. Shqipëria do të vijojë të përmbushë të gjitha detyrimet në kuadër të mbrojtjes kolektive. Angazhimi dhe kontributet e Shqipërisë në NATO do të vijojnë të rriten.
Aktualisht jemi prezent në misionin KFOR, në Latvia dhe Bullgari, në kuadër të prezencës së përparuar.

Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes në 1.86% të produktit të brendshëm bruto. Parashikojmë që vitin e ardhshëm të arrijmë nivelin 2%. Ndërkohë, Shqipëria do të vijojë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe pajisjen me kapacitete të reja luftimi, mbështetjes me luftim dhe kapacitete logjistike. Diskutova me Sekretarin e Përgjithshëm, lidhur me ecurinë e punimeve në Bazën Ajrore Taktike të Kuçovës, të cilat po ecin sipas programit të miratuar.
Qeveria shqiptare ka shprehur ambicien, ka paraqitur projektin dhe mirëpret një prezencë detare të NATO-s në portin e ri në Porto Romano. Ky port baze detare siguron prezencë detare për Aleancën në rajonin Adriatiko-Jonian, gjithashtu edhe akses në akset kryesore të korridorit tetë. Kjo ndihmon në rritjen e shpejtësisë dhe lëvizshmërisë së Aleancës në krahun lindor dhe Ballkanin Perëndimor.   I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm, Më lejoni që edhe një herë, t’ju falenderoj për diskutimin e hapur dhe të rëndësishëm që kishim sot.  Jam besimplotë se Samiti i Vilniusit do  jetë një tjetër sukses dhe do të materializojë vendimet e mëdha të Samitit të Madridit. Ju faleminderit!

Ora 13:13
Stoltenberg pas takimit me Begajn: Shqipëria, rol aktiv dhe të rëndësishme në NATO! Ne ju gjendem pranë në sulmet kibernetike

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në aleancë në të gjitha sfidat.

“Shteti juaj iu përgjigj me shpejtësi pasojave të tërmetit shkatërrues në tuyrëqi. Shqipëria luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe të Suedisë.

Edhe NATO është e angazhuar përkrah Shqipërisë, sin ë rastin e sulmeve kibernetike që ju gjendem pranë. Ne po investojmë edhe në bazën e Kuçovës.

Ne do të vazhdojmë të mbështetim Shqipërinë. Ne ramë dakord për rëndësinë e pranisë së NATO-S në rajon, si misioni në Kosovë. Ne vlerësuam gjithashtu vijimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Stoltenberg.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja