Begaj viziton Finiqin: Potencial i jashtëzakonshëm turistik! Mediat greke e cilësojnë si provokim para vizitës së kryeministrit grek
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot Finiqin, ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal si dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek. Vizita e tij nuk mbeti pa u komentuar nga mediat greke të cilat e kanë quajtur si një provokim.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot Finiqin, ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal si dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek. Vizita e tij nuk mbeti pa u komentuar nga mediat greke të cilat e kanë quajtur si një provokim.
Në artikullin e publikuar nga mediat greke, thuhet se Begaj kishte kërkuar uljen e flamurit grek dhe se kjo kishte shkaktuar revoltë tek minoriteti grek. Por nga ana tjetër, gjatë vizitës së Begajt në Finiq nuk janë raportuar incidente të tilla.
Gjatë vizitës së tij, Presidenti Begaj ka vizituar Parkun Arkeologjik të Finiqit, i shoqëruar dhe nga Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Flamur Mamaj, Kryetari i Bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço, deputetët e qarkut znj. Anila Denaj dhe z. Niko Kuri.
“Finiqi ka një potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht turistik, që mund të ndihmojë më tej në zhvillimin e zonës. Natyra, historia dhe kultura e Finiqit, duhen shfrytëzuar në mënyrë që të krijohen mundësi zhvillimi të qëndrueshme për të gjithë zonën”, u shpreh Presidenti Begaj
Ndërkohë ditën e nesërme, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojë një takim me qytetarët minoritarë grekë në Finiq dhe Dropull.
Mitsotakis e kishte planifikuar këtë vizitë që në datën 6 dhjetor, atëherë kur u mbajt edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor, por vizita u anulua. Ajo që u bë publikepërmes një njoftimi në Tëitter të ambasadës greke bëhet me dije se vizita është shtyrë për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike. Gjatë vizitës së nesërme, Mitsotakis pritet të shoqërohet nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Vizita e Begajt në Finiq, mediat greke akuzojnë presidentin shqiptar për provokim: Kërkoi uljen e flamurit grek
Mediat greke nuk kanë lënë pa komentuar vizitën e presidentit, Bajram Bgeaj në Finiq të Sarandës, të cilën e kanë konsideruar si “një sfidë ekstreme” që i bëhet vizitës së kryeministrit grek Mitsotakis që pritet të mbërrijë në Himarë ditën e nesërme.
Në artikullin e Protothemës, veprimet e Begajt janë konsideruar si provokime pasi sipas tyre presidenti shqiptar ka kërkuar uljen e flamurit grek të vendosur në një prej ndërtesave ku ndodhej edhe flamuri shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian.
c'fare duan mediat greke se ku shkon presidenti shqiptar....po thuaj greku grek mbetet,d.m.th.mut...hale...
PërgjigjuIken nga Finiqi me dy kile paidhaqe jo shaka.
PërgjigjuPo te shkonte ne çameri e te takohej dhe fliste me ata shqipetare çfare do e quanin ata burracaket greker!
Përgjigju