'Bego do ndërtojë te Unaza e Re'/ Ministria e Financave: Trualli i privatizuar nga Qeveria e PD, ja pronarët (Dokumentet)

Ministria e Financave i përgjigjet akuzave të deputetes së PD, Jorida Tabaku dhe këshilltarit ligjor Gazmend Bardhi lidhur me pretendimin se është lidhur një kontratë me biznesmenin e akuzuar për trafik droge, Edmond Bego, për të ndërtuar pallate në zonën e Unazës së Re (Lexo këtu). Në një deklaratë për mediat, MF sqaron se kërkesa për privatizim është bërë dhe miratuar në vitin 2007, me firmën e Ministrit Genc Ruli.

Sipas MF, në vitin 1995, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Ish-Pronarëve, me Vendimin nr.8 datë 20.04.1995 vendosi të njohë Maliq dhe Hamdi Pinari, ish-pronarë mbi një truall me sipërfaqe 34.000 metra katrorë që ndodhet në lagjen e Re të Tiranës si dhe trualli i lirë me sip. 10 mijë metra katrorë t’i njihet dhe kthehet pronarëve. Trualli i zënë nga serat, duke përfshirë dhe magazinat e saj iu është njohur pronarëve (trashëgimtarëve të tyre) si dhe iu është dhënë e drejta e parablerjes, kur ato të privatizohen.

Ndërsa në vitin 2007, ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli kërkoi miratimin e Këshillit të Ministrave për kërkesën e trashëgimtarëve për privatizimin e pronës së sipër-përmendur proces. Ndërsa në vitin 2016 Ministria e Financave finalizoi procesin e shitjes me trashëgimtarët e ligjshëm të truallit, sipas kontratës bashkëngjitur, ku asnjë nga personat e palës blerëse nuk rezulton të jetë Edmond Bego, siç pretedon Partia Demokratike. Edhe Bashkia e Tiranës mohoi që të kishte dhënë leje ndërtimi për Begon (Lexo këtu).

Deklarata e Ministrisë së Financave:

Një sqarim për zonjën Tabaku që sot sërish gënjeu qytetarët shqiptarë, për një proces privatizimi të iniciuar nga vetë Partia e zonjës Tabaku. Për qytetarët, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe më pas Ministria e Financave, nuk ka lidhur asnjë kontratë me personin apo kompaninë në fjalë. Kërkesa për privatizim, është bërë dhe miratuar në vitin 2007, me firmën e Ministrit Genc Ruli. Në vitin 2016 Ministria e Financave finalizoi procesin e shitjes me trashëgimtarët e ligjshëm të truallit, sipas kontratës bashkëngjitur, ku asnjë nga personat e palës blerëse nuk rezulton të jetë z. Bego.

Për ta sqaruar më në detaje:

Në vitin 1995, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Ish-Pronarëve, me Vendimin nr.8 datë 20.04.1995 vendosi:

1- Të njohë Maliq dhe Hamdi Pinari, ish-pronarë mbi një truall me sipërfaqe 34.000 metra katrorë që ndodhet në lagjen e Re të Tiranës
2- Trualli i lirë me sip. 10 mijë metra katrorë t’i njihet dhe kthehet pronarëve
3- Trualli i zënë nga serat, duke përfshirë dhe magazinat e saj iu është njohur pronarëve (trashëgimtarëve të tyre) si dhe iu është dhënë e drejta e parablerjes, kur ato të privatizohen

Në vitin 2007 Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli, kërkoi miratimin e Këshillit të Ministrave për kërkesën e trashëgimtarëve për privatizimin e pronës së sipër-përmendur.

Këshilli i Ministrave në vitin 2007, me një shkresë cuditërisht “urgjente” për një procedurë të tillë, (Nr. 991/2 dt. 05.04.2007) shprehet dakord për miratimin e privatizimit të objekteve “stacioni i gjedhit” dhe “sera dhe magazinë”, sic tregohet në dokumentin bashkëngjitur, që i hapi rrugën miratimit të procedurës së privatizimit.

Në vitin 2007! Pra, në kohën e qeverisë së zonjës Tabaku.

I gjithë procesi i ndjekur pas miratimit të privatizimit, është thjesht procedurë. Në vitin 2015, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në përgjigje të interesimit të Ministrisë së Financave, ka konfirmuar Vendimin e vitit 1995 mbi njohjen e pronësisë së truallit dhe të drejtën e parablerjes për ish-pronarët.

Procedura e shitjes u finalizua mes Ministrisë së Financave dhe palës blerëse (të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të truallit), me kontratën e shitjes nr. 157 Rep. 119 Kol, datë 09.06.2016. Për palën blerëse kanë nënshkruar kontratën të gjithë trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar “Maliq dhe Hamdi Pinari”, ku në asnjë rast nuk figuron asnjë person me emrin e permendur nga Partia Demokratike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 19/12/2018 18:42

    Lufta politike me prova eshte transoarence . PD duhet te ishte infirmuar me mire dhe pastaj te ipte denoncimin . Reagimi i ministrise se financave kjarteson privatuzimin nga ish pronaret dhe per mua kjo eshte mese e ligjshme . Po per miliona metra katrit toke te xanun , qe ju zaptua pronareve te ligjshem kush e mban pergjeghesine?

    Përgjigju
    • vetingu: 19/12/2018 19:30

      po ty vlla ste punon tastjera?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja