Behar Gjoka drejton Qendrën
e re të Studimeve “Pjetër Budi”

Behar Gjoka drejton Qendrën<br />e re të Studimeve “Pjetër Budi”
TIRANE- U hap për herë të parë Qendra e Studimeve Letrave “Pjetër Budi”, pranë Akademisë së Shkencave, e cila do të ketë në vëmendje arritjet e periudhës së parë të letrave shqipe, por edhe arritjet e letërsinë e sotme. Kjo qendër u prezantua më 18 Nëntor 2014 si nismëtare e një grupi shkrimtarësh dhe studiuesish.

Drejtues është studiuesi Behar Gjoka. Studiuesi Gjoka shprehet se kjo  qendër e studimeve letrare do të luajë një rol të rëndësishëm në letërsinë shqipe. “Vepra letrare dhe studimore e Sali Bashotës”, me këtë diskutim e çeli veprimtarinë e saj të parë kjo qendër, ku morën pjesë studiues e kritikë letrare, mes tyre dhe poeti i njohur Xhevahir Spahiu. Autori Sali Bashota është i njohur për mbi 50 vepra, të vlerësuara prej kritikës, e ndër to, studime, prozë e poezi, këto të fundit të përkthyera në 15 gjuhë të huaja.

Sipas autorit nga Kosova, ende nuk është arritur të hartohet një histori letërsie sipas kriterit shkencor dhe vlerave estetike. Bashota është njëri ndër poetët më të përkthyer të Kosovës në gjuhë të ndryshme të botës dhe i përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit. Poezia e tij është përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumanisht, polonisht, italisht, turqisht, suedisht, hungarisht, arabisht, bullgarisht, maqedonisht, etj., ndërkaq veprat e tij janë promovuar në festivale ndërkombëtare të poezisë. Nga viti 2014 ai është Kryetar i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Qendra letrare ““Pjetër Budi” më 18 nëntor ka zhvilluar takimin e parë me poetin kosovar Bashota, ndërsa në muajt në vazhdim do të vijojë aktivitetin me vëmendje tek autorë të tjerë, duke pasur në fokus letërsisë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat