Behar Gjoka: Pse u ngrit
qendra e studimeve “Pjetër Budi”

Behar Gjoka: Pse u ngrit<br />qendra e studimeve “Pjetër Budi”
TIRANE - Që letërsia shqipe, bashkë më gjuhën tonë të shkruar, e ka zanafillën rreth pesë shekuj më parë nga autorët Pjetër Budi, Gjon Buzuku, Lekë Matrënga, Bogdani, e të tjerë nuk është kthyer ende në një tezë shkencore të mirëfilltë nga akademikët shqiptarë. Zëra të shkëputur që i referohen studimit të letërsisë shqipe, ku përfshihen dhe autorë të diasporës shqiptare, kanë pritur të jenë pjesë e kësaj teze të hapur.

Kontributet e para janë dhënë: nëse kujtojmë qoftë edhe vetëm një nga studimet e Behar Gjokës, “Poetika e Budit”, vlerësuar edhe me “Pena e argjendtë” për studimin më të mirë nga Ministria e Kulturës disa vite më parë. Por, burime të tilla duket se hasin në barriera mentale duke mos iu bashkuar universit të mendimit akademik shqiptar. Në fokusin e këtij problemi të mbetur pezull, Behar Gjoka, drejtori i Qendrës së re të Studimeve “Pjetër Budi”, e cila u promovua javën që shkoi pranë akademisë së Shkencave në Tiranë, rrëfen për “Shqiptarja.com” arsyet e themelimit të kësaj qendre.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës gjen kamera në një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë

Policia e Kosovës gjen kamera në një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë