Behar Gjoka: Trebeshina pena
magjike, që s’pa një ditë të bardhë

Behar Gjoka: Trebeshina pena<br />magjike, që s’pa një ditë të bardhë<br>
Studiuesi dhe shkrimtari i njohur Behar Gjoka kujton vuajtjen e shkrimtarit Kasëm Trebeshina në ditën e përcjelljes për në banesën e fundit. Ja çfarë shkruan konkretisht Gjoka për shkrimtarin:“Në moshën 91 vjeç shuhet shkrimtari Kasëm Trebeshina. Njeriu që nuk pa një ditë të bardhë, në jetën e shtrirë në dy shekuj".

 

Pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, ndonëse me komunizmin u vë në luftë të ashpër. Jeta e tij ishte një betejë me botën e mashtrimit, me hipokrizinë e kohës ku të gjithë spiunonin, e prandaj dënohet disa herë duke bërë 17 vite burgim e vite të tëra persekutim. Letërsia qe atdheu i Trebeshinës, me të gjithë kuptimin e fjalës. Ai shkëlqeu në të gjitha gjinitë dhe zhanret letrare, në poezi, prozë, dramatikë.

 

Pena magjike e Trebeshinës endi me mijëra faqe letërsisë të përkorë, ndonëse ende vijon që të mbetet, Ajsbergu i letrave shqipe, sepse pjesa e dërrmuese e veprës letrare vijon të mbetet në sirtar. Nga pjesa e botuar, tekstet të tilla, si Kënga Shqiptare, Odin Mondvalsen, Tregtari i skeleteve, Çezari niset për luftë, Trebeshina ka endur surrealizmin.Në dramaturgji, për vlerat e shumëfishta, Trebeshina, mbetet Shekspiri i letrave shqipe. Nëse në gjallje nuk e kuptuam, madje e përgojuam, tani në amshim, kemi shansin të lexojmë universin letrar të Trebeshinës. Fati i shkrimtarëve të mëdhenj, është i njëjtë, nuk kupotohen nga bashkëkohësit, sepse vepra e tyre, pra vepra e Trebeshinës i përkon gjithkohësisë…Paqe mjeshtër, në amshim”, shkruan Gjoka.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim