Behgjet Pacolli: Shqiptarët nuk
shihen më si njerëz me gomone

Behgjet Pacolli: Shqiptarët nuk <br />shihen më si njerëz me gomone
Zv.kryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli flet për "Tonight" e Tares, duke bërë "skaner" të politikës shqiptare.

Ishit President i Kosovës për 35 ditë. Çfarë ju beri më shumë përshtypje?
Kisha një axhendë ditore të përpunuar nga ekspertët e mi, nuk pata kohë ta implementoj, por 35 ditë kam pas shumë aktivitete, nuk jam lodhur për asnjë moment, qëllimi ishte të punoj për qytetarët e Kosovës, ndodhi çfarë ndodhi, por jo për fajin tim. Mund të krijoja një krizë të hatashme politike, mund të çoja vendin në zgjedhje të parakohshme, sakrifikova veten dhe u bëra pjesë e kësaj qeveri e po jap kontributin tim aq sa mund të jap.

Pse po ju pengojnë të jepni kontributin tuaj?
Kam qenë pak naiv në politikë, kam menduar se ka sinqeritet por s'paska qenë e vërtetë dhe të jesh politikan i spikatur do të thotë që nganjëherë të gënjesh.

Ka qenë preferencë e Jahjagës të mos e ndiqte atë axhendë?
Presidenten Jahjaga e respektoj, është duke bërë një punë të mirë me aq sa mundet.

Surroi e ka quajtur të dëmshme zgjedhjen si President i Kosovës?
Nuk jam fajtor unë se partia e tij nuk e kaloi pragun politik, apo që ai s'është më në politikë. Para se të zgjidhem President me Surroin ku më ka premtuar se do më luftojë e këtë gjë vazhdon ta bëjë. Nëse ai mendon se e kam takuar Millosheviçin, unë e kam takuar, e kam bërë si biznesmen, por nëse e shihni atë ai është takuar e përkulur para tij.

Keni bërë shantazh për vota?
Di vetëm që kam pyetur një këshilltar çfarë të bëj në raundin e tretë dhe në qoftë se dikush e konsideron shantazh le ta thotë. Zoti Surroi ka pasur problem dhe me korin diplomatik në Kosovë, unë i them se do ta shikoj gjithmonë në sy, s'trembem ta përshëndes. Surroi nuk është ai që mund të më bëjë keq mua, nuk e kam frikë, s'është në gjendje të më bëjë keq, unë jam i pastër në shpirtin tim.

Ju mbështeti Christopher Dell?
Nuk e di, nuk kam marrë asnjë mesazh. Unë kam qenë i kritikuar nga Surroi që në 2007 se po sjell modele të Azisë për zgjedhjen e Presidentit me votë popullore dhe sot kjo ide po përkrahet në masë. Ajo do të ndodhë, janë në përgatitje reformat, presidenti i ardhshëm do zgjidhet nga qytetari.

Do kandidoni sërish për president të Kosovës?
Nuk di se çfarë të them, kontributin tim po e jap, sot jam 50 me 50. Sepse kam një familje të mrekullueshme dhe ndonjëherë them se duhet ta shijoj atë, mund të ndodhë që ideja se familja është në plan të parë mund të ndodhë. Do jem i legjitimuar si shërbyes i popullit të Kosovës.

Ka pasur polemika për njohjet e Kosovës, rasti i Malit?
Mali asnjëherë s'e ka tërhequr njohjen. Mali është në gjendje lufte, ka disa persona që pretendojnë udhëheqjen. Na kanë kërkuar konsulencë, mbështetje teknike, që ua refuzuam sepse nuk ishim në gjendje për ta dhënë dhe kjo është keqinterpretuar. Kërkuan armë, ata kanë një problem me veriun, ata kanë menduar që Kosova është aq e pasur që ta bëjë.

A keni polemika se kush po i realizon njohjet?
Ne i kemi punët e ndara, zoti Hoxhaj ka për detyrë të krijojë marrëdhëniet me vendet që na kanë njohur, punët e ne të dyve nuk ka përplasje. Unë i them troç kritikat e mia, si kjo tani për pasqyrim te saktë të njohjeve në faqen zyrtare të Ministrisë dhe si duket kjo keqinterpretohet nga mediat.

Si ishte marrëdhënia juaj me Ibrahim Rugovën?
E konsideroj si presidentin legjendar. Nuk pati fatin ta presë pavarësinë, të cilën e ka kërkuar çdo minutë. Mbetet respekti pa limit i imi dhe familjes sime ndaj tij dhe familjes së tij. Rruga paqësore që ndiqte ai ka qenë e vetmja rrugë që duhej ndjekur në atë kohë.

Përfshirja juaj në politikë është një projekt afatgjatë apo..?
Do jem aq sa t'i nevojitem vendit tim. S'kam punuar as për interesa të miat as të grupit,unë punoj vetëm për interes kombëtar. Nëse ka hapësirë për të kontribuar në këtë fushë , atëherë unë do të vazhdoj të jem në politikë. Vazhdoj të jem naiv politik, jam i sinqertë. Preferoj të vazhdoj kështu.

Sa para duhen për të hyrë në politikë?

Jetën time politike e financoj vetë, s'marr para nga qeveria e Kosovës, ka një buxhet shumë të varfër. AKR ka dhënë një kontribut shumë të madh, programi i saj synon të implementohet sot në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe ndjehem shumë mirë

Në gjykimin tuaj, sa liberale është Kosova sot?

Imazhi sot përcaktohet shumë nga mediat e cila është një gjë e keqe. Mediat përcaktojnë i djathtë dhe i majtë. Në Kosovë sot është vështirë të përcaktohen kush është i djathtë e kush është i majtë. Në Kosovë vetëdija është ende e ulët.

Çfarë mendoni për privatizimet?

Paratë e privatizimit s'mbesin në Kosovë, shkojnë në një llogari jashtë. Kemi qenë që dikush të investojë në të e paratë të mbesin brenda. Por kjo s'është prodhim i PDK, ka ardhur pas luftës.

Si janë Marrëdhëniet tuaja me Thaçin?

Kam marrëdhënie shumë të mira me të, e respektoj, por kemi vizionet tona. Ne kemi pasur një sukses relative por kemi mundur të bëjmë shumë më tepër.

Nëse Thaçi bëhet president Haradinaj kryeministër, ku do jeni ju?
Vetëm të përfitojë Kosova, të bëhet çdo gjë. Unë e jap ofertën time nëse ka mundësi, nëse jo ne tërhiqemi. Unë nuk paragjykoj asnjërin, i kam miq të dy, do doja që sa më parë Haradinaj t'i kthehet jetës politike, besoj se të dy i nevojiten Kosovës.

Nëse ndodhin këto konfigurime, do bashkëpunonit me LDK?

Jam i gatshëm të bashkëpunoj me këdo që jep kontribut për qytetarët kosovarë.

Për Vetëvendosjen çfarë mendoni?
në jam njeri i paqes, jo i dhunës. Ata djem e dinë shumë mirë se ku çon ky veprim i tyre.

EULEX ka ngritur padi ndaj jush?
Kam nënshkruar një memorandum në kuadër të 500 milion euro për një konsorcium, këtë e kam publikuar dhe e kam bërë në emër të qeverisë për punësimin e fuqisë punëtore. Nëse ata do më thërrasin do jap sqarimet e mia, nuk ka asnjë konflikt interesi.

Si mendoni për bashkimin kombëtar?

Jam ithtar i kësaj ideje, bashkimi kombëtar fillon nga bashkimi ekonomik. Ajo duhet të tërheqë me vete lëvizjen e lirë, heqjen e tarifave doganore dhe heqjen e kufijve. Lëvizja që e kam filluar po vepron, ideja është që kjo lëvizje të institucionalizohet, së shpejti duhet të krijojmë një treg të përbashkët.

Si ka ecur Shqipëria?

Sot një qytetar i Shqipërisë shihet nga ndërkombëtarët si një njeri i nderuar dhe jo njeri i gomoneve. Imazhi është në përmirësim. Vlerësoj të gjitha figurat dhe njerëzit që kanë kontribuar për këtë komb.

Si e shikoni të ardhmen e shqiptarëve në rajon?
Do t'i lija dy shtete de jure, dy vota janë shumë, por de facto të jemi një i vetëm. Mendojmë, punojmë dhe jetojmë njësoj. Kemi vendet skandinave si një shembull shumë të mirë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com


(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash