Behrami: Përballja me Shqipërinë
e vështirë në aspektin emocional

Behrami: Përballja me Shqipërinë <br />e vështirë në aspektin emocional
Mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami ka deklaruar se nuk e ka ndërmend ta braktisë Fiorentinën gjatë kësaj vere ndërsa ka dhënë edhe përshtypjet për një përballje emocionale me Shqipërinë në botërorin 2014.

Në një konferencë për media, të mbajtur në Prishtinë, Behrami ka thënë se ndjehet i lumtur në Firencë dhe nuk e mendon largimin nga klubi ngjyrë vjollcë. “Sivjet e kam pasur një edicion më të mirë, pasi nuk kam pas lëndime të shumta, ashtu siç më kishte ndodhur më parë në Angli. Sidoqoftë, nuk jam i kënaqur me bilancin e arritur nga skuadra ime. Mirëpo, pres që me zgjedhjen e trajnerit të ri do të kthehemi në nivelin ku e meriton kjo skuadër dhe sërish të jemi pjesë e garave evropiane në vitin e ardhshëm. Pra, objektivi im është të mbetem te kjo skuadër”, ka theksuar Behrami.
 
Rreth refuzimit për transferim te Juventusi në verën e kaluar, futbollisti mitrovicas është shprehur: “Nuk ishte momenti që të largohesha nga Fiorentina dhe nuk pendohem që e kam refuzuar ofertën e Juves. Ndjehem mirë te Fiorentina. Tash është një fazë e jetës në të cilën më duhet t’i ndërroj disa gjëra, por klubi është e vetmja gjë që tani për tani nuk mendoj ta ndërroj”.

Në lidhje me kualifikimet për Botërorin “Brazili 2014”, ku kombëtarja e Zvicrës do të luajë në të njëjtin grup me Shqipërinë, Behrami ka thënë: “Fati deshi që në këto kualifikime të luajmë kundër Shqipërisë. Do të jetë zor për ne që luajmë me fanelën e Zvicrës për të luajtur kundër fanelës kuqezi, por Zvicra na ka dhënë shumë ne, si futbollistë dhe duhet të japim maksimumin në ndeshjet kundër kombëtares shqiptare. Pa dyshim që për ne 5-6 futbollistët shqiptarë që jemi pjesë e Zvicrës ajo ndeshje do të jetë e veçantë. A do ta festoja golin? Jo, normalisht që do t’i respektoja tifozët kuqezi".(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

PAMJET/ Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit

PAMJET/ Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit