BEIRUT - Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pasditen e sotme në Beirut duke lënë 5 persona të vdekur dhe 77 të tjerë të plagosur sipas ministrit të Shëndetësisë, Ali Hassan Khalil.

Shpërthimi me autobombë shaktoi dhe dëme të shumta materale në pallatet dhe automjetet pranë zonës ku ndodhi shpërthimi.

Nga shpërthimi shumë persona në zonë u detyruan të largohen prej andej nga frika e shpërthimeve të tjera, raportojnë mediat lokale.

Ende nuk dihen përgjegjësit dhe arsyet e shpërthimit.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)