Chiara Ferragni është një blogere mjaft e njohur në të gjithë botën. Ajo është e martuar me Fedez, dasmë e cila bëri xhiron e rrjetit dhe së bashku kanë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Leone.
Ditën e sotme Fedez ka publikuar një video në rrjetin social Instagram ku shihet teksa kalon momente familjare me Chiara-n dhe Leon e vogël. Ndërkohë dëgjohet teksa i flet të birit mbi ngjarjet më të fundit nga bota e showbizit.
“Zemër dëgjova që Cardi B u nda nga Offset, si do t’ja bëjmë,”- i thotë Fedez të voglit, ndërkohë që Leo vijon të lozë me laptopin. “Merre, vazhdo shkruaj një artikull për Noizyn, ke pikërisht moshën për të shkruan një artikull për Noizyn,”- vijon më tej Fedez duke qeshur.
Ndoshta bashkëshorti i blogeres është nisur nga fakti që shumica e fansave të Noizyt janë minorenë.