BE-ja do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

 BE-ja do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Bashkimi Evropian do të vëzhgojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që mbahen më 6 tetor, duke e cilësuar këtë veprim dëshmi të përkushtimit ndaj proceseve demokratike në Kosovë.

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së nw largim, Federica Mogherini ka emëruar anëtaren e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, shefe të Misionit Vëzhgues.

Në një njoftim të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se "Kosova mbetet përparësi politike për BE-në dhe vendosja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të mbështetur procest demokratike në Kosovë”

Ajo është shprehur e bindur se misioni do të ndihmojë mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe transparente.

“Këto zgjedhje zhvillohen në një periudhë të rëndësishme për Kosovën, e cila duhet të lëvizë vendosmërisht për të përparuar në rrugën evropiane, në reforma dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë", citohet të ketë thënë zonja Mogherini.

Zgjedhjet e reja në Kosovë pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik pasi u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Diplomatët perëndimorë po u bëjnë thirrje partive politike që të krijojnë një mjedis të qetë e të sigurt për zgjedhjet e 6 tetorit dhe të shmangen keqpërdorimet e votës dhe frikësimet e kandidatëve dhe votuesve serbë të Kosovës që nuk ishin të rreshtuar me Listën Serbe në zgjedhjet e kaluara.

Diplomatët po ashtu presin formimin e shpejtë të një qeverie të re që do të ishte e gatshme të mënjanojë pengesat për vazhdimin e shpejtë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. /Voa

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë