BE-ja kritikon Serbinë për takimin e paralajmëruar të Vulinit me Putinin

BE-ja kritikon Serbinë për takimin e paralajmëruar të Vulinit me Putinin

Aleksander Vulin dhe Vladimir Putin

Bashkimi Evropian (BE) e ka paralajmëruar Serbinë se mbajtja e lidhjeve me Moskën gjatë agresionit rus kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut, e as me procesin e anëtarësimit në të.

Ky reagim i Brukselit vjen pas një takimit të planifikuar të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin me presidentin rus, Vladimir Putin, në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor (EEF), i cili mbahet nga 3 deri më 6 shtator në Vladivostok të Rusisë.

"Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës," tha BE-ja për Radion Evropa e Lirë (REL) më 3 shtator.

BE-ja "dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si partnerë të besueshëm evropianë për parime, vlera, siguri dhe prosperitet të përbashkët".

Kabineti i Putinit tha se presidenti rus do të takohet me Vulin më 4 shtator. Po ashtu, Putini do të takohet në të njëjtën ditë edhe me kryeministrin e Malajzisë dhe zëvendëspresidentin e Kinës.

“Nëse i lejohet Orbanit, mund t’i lejohet edhe Vulinit”
Duke iu përgjigjur pyetjes së REL-it për takimin e Vulinit me Putinin, kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha se njoftimin për atë takim e ka parë në media.

Ai tha se "nuk është asgjë epokale e as aq e tmerrshme" që Vulini do të takohet me Putinin në Rusi.

“Ne nuk i kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Federatën Ruse, nuk është e ndaluar që dikush të takohet me përfaqësuesit e Federatës Ruse”, shtoi Vuçeviq gjatë një turneu në Novi Pazar, në Serbinë jugperëndimore.

Vuçeviq theksoi se Serbia nuk inkurajon luftën në Ukrainë dhe nuk mbështet shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.

"Ne votuam për të gjitha rezolutat që konfirmojnë integritetin ukrainas, por ne nuk heqim dorë nga miqësia jonë me Federatën Ruse, nuk vendosëm sanksione, e as nuk e dëbuam ambasadorin. Përkundrazi, ne kemi komunikim normal", theksoi ai.

Ai kujtoi gjithashtu se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, si lider i një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ishte së fundmi në Moskë dhe u takua me Putinin.

"Nëse i lejohet Orbanit, sigurisht që mund të takohet edhe Vulini. Nuk shoh ndonjë dallim, apo qasje tjetër", tha kryeministri i Serbisë.

"Ne nuk do të kërkojmë falje për politikën tonë dhe ta justifikojmë atë. Ne mund ta shpjegojmë politikën tonë," përfundoi Vuçeviq.

Prej se e mori postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë në maj, Vulin e ka vizituar dy herë Rusinë.

Ai ka vazhduar të mbajë lidhje të ngushta me Kremlinin edhe pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Gjatë vizitave të tij në Moskë, ai vazhdimisht thekson se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Kremlinit.

Vulin – ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) – është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.

Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, për çfarë është kritikuar nga Brukseli, të cili synon t’i bashkohet në atë ardhmen./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 05/09/2024 07:32

    Cila BE, ajo e Francës që i shet avionë të BE shtetit serb?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb