BE-ja fut dy komandantë të Hamasit në listën e terroristëve
Militant i Hamasit i fshehur në një tunel në Gazë. Fotografi nga arkivi.
Vendet e Bashkimit Evropian i kanë futur në listën e terroristëve dy komandantë të Hamasit, pas sulmeve të grupit militant në Izrael, më 7 tetor.
Hamasi, grup palestinez që kontrollon Rripin e Gazës, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Dy individët janë Mohammed Deif, komandant i përgjithshëm i krahut ushtarak të Hamasit dhe zëvendësi i tij, Marwan Issa, ka thënë të premten BE-ja.
Duke nisur prej të premtes, dy komandantëve iu ngrihen të gjitha fondet dhe astetet tjera financiare në vendet e BE-së, derisa operatorët e bllokut evropian nuk mund të ofrojnë fonde dhe burime ekonomike për ta.
Militantët e Hamasit e kanë nxitur luftën me Izraelin, pas sulmit që kanë kryer në territorin e tij më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Për pasojë, Izraeli ka nisur ofensivë tokësore dhe ajrore në Gazën me 2.3 milionë banorë.
Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 17.000 njerëz kanë vdekur si pasojë e sulmeve izraelite. Ushtria izraelite, në anën tjetër, i vë fajin Hamasit për vrasjet, duke e akuzuar se po operon në zonat e dendura me civilë./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
34%
Vota total: 1145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi
25 Dhjetor, 16:57
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Izraeli kap një raketë nga Jemeni, u lëshua pas kërcënimit të ministrit izraelit
24 Dhjetor, 15:28
-
Izraeli pranon për herë të parë vrasjen e liderit të Hamasit, Haniyeh: Të njëjtin fat do ketë edhe udhëheqja e Houthis
24 Dhjetor, 07:21
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Prag Krishtlindjesh, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Ukrainë
22 Dhjetor, 15:32
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33