Foto: Kaja Kallas

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi sot se duhet të gjenden mënyra diplomatike për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit.

“Askush nuk është i gatshëm t’i vërë njerëzit e vet në rrezik në Ngushticën e Hormuzit. Ne duhet të gjejmë mënyra diplomatike për ta mbajtur këtë të hapur në mënyrë që të mos kemi një krizë ushqimore, krizë të plehrave kimike, krizë energjie gjithashtu”, tha Kallas në një intervistë me Reuters.

Presidenti Trump paralajmëroi të dielën NATO-n se e pret “një e ardhme shumë e keqe” nëse vendet anëtare nuk i ndihmojnë SHBA-së që ta sigurojë Ngushticën e Hormuzit.

Deri më tani, asnjë vend nuk është shprehur publikisht pro thirrjes së Trumpit, teksa vendet si Britania, Gjermania dhe Spanja kanë paraqitur qëndrim kundër, duke thënë se nuk duan të tërhiqen në një luftë më të gjerë, dhe po ashtu se lufta ndaj Iranit nuk është çështje e NATO-s.

Ndërkohë një ditë më parë Trump tha se e dinte që nuk do të merret ndihmë nga vendet e NATO-s, sepse siç ka thënë, kjo ka ndodhur gjithmonë, që SHBA-ja i ka ndihmuar ato, ndërkaq ato kanë refuzuar të ofrojnë ndihmë.

Ndër të tjera ai shtoi se disa liderë i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës dhe se emrat e tyre do t’i bëjë publik më vonë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli: Kemi vrarë shefin e Sigurisë së Iranit! Macron përjashton mundësinë e një misioni detar në Ngushticën e Hormuzit