BE-ja miraton pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian e ka miratuar të hënë një pako të re të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Pakoja e 14-të e sanksioneve kundër Rusisë përfshin ndalimin e rimbushjes së gazit të lëngshëm natyror të Rusisë në BE për qëllime të dërgimit të tij në vendet e treta.

Kjo pako i ofron gjithashtu BE-së më shumë mjete për ta luftuar shmangien e sanksioneve.

Sanksionet përfshijnë po ashtu masa kufizuese ndaj 116 individëve dhe subjekteve të tjera për shkak të veprimeve të tyre kundër Ukrainës.

“Sanksionet e reja vënë në shënjestër sektorë të vlerës së lartë të ekonomisë ruse si, energjia, financat dhe tregtia, si dhe e bëjnë tejet të vështirë shmangien e sanksioneve të BE-së”, tha Këshilli i BE-së në një komunikatë.

Pakoja e re përfshin edhe ndalimin e përdorimit të Sistemit për Transfer të Mesazheve Financiare (SPFS), një lloj sistemi SWIFT me bazë në Moskë.

Për më tepër, partitë politike dhe organizatat, si dhe OJQ-të nuk do të lejohen më të pranojnë financim nga Rusia, tha Këshilli.

"Sanksionet ua ndalojnë mediave të BE-së, partive politike dhe organizatave analitike të marrin fonde nga burime ruse. Janë vendosur masa edhe kundër kompanive nga Kina, Kazakistani, Kirgistani, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për anashkalimin e sanksioneve kundër Rusisë", thuhet në deklaratë.

Në njoftim theksohet tutje se Këshilli i BE-së i ngarkon kompanitë evropiane që të sigurojnë që partnerët e tyre në vendet e treta të mos i shkelin sanksionet evropiane.

“BE-ja kufizon regjistrimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në bllok për qytetarët dhe kompanitë e Rusisë”, thuhet në njoftim.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Vidhte biçikleta në Tiranë, pranga 44-vjeçarit

Vidhte biçikleta në Tiranë, pranga 44-vjeçarit