'Bëja pak të vështirë kalimin', zbardhen të tjera përgjime! Polici kufitar i Rinasit: Ajo gruaja nuk më la asnjë lek vëlla

'Bëja pak të vështirë kalimin', zbardhen të tjera përgjime! Polici kufitar i Rinasit: Ajo gruaja nuk më la asnjë lek vëlla

Të tjera detaje nga dosja me përgjimet që zbardhën skemën e policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com, janë zbërthyer bisedat në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte efektivin me Briken Tereziu për kalimin e paligjshëm të një çifti.

Në një prej episodeve, të zhvilluar mes mes aplikacionit ‘Signal’, Sulejmanaj flet me efektivin për kalimin e dy personave të tjerë, të cilët ishin kthyer nga Viena për shkak se kishin tejkaluar afatet e qëndrimit. Gjithashtu gruas me iniciale Z.J nuk i lejohej hyrja në BE, por policët kanë arritur që ta kalojnë në mënyrë të paligjshme. Në një moment, Sulejmanaj i thotë policit të Rinasit që t’ua bëjë pak të vështirë kalimin.

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 20.09.2023, nga ora 11:27 AM – 05:25 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes vlla

Eneo: Si u gdhive a je mire. Ke ardhur apo je andej

Briken: Mire mire shtym. Po kam ardhe

Eneo: Doja me tpyt kur ka karte kroata do me ik ne gjermani. E lejojn? Po I ka kalu ditet andej

Në orëm 11:47AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ma nis pasap vlla

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Zamira Jaupaj. Shife boja pak tveshtir vlla

Briken: Ok

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Visar Japuaj. Edhe ky me kta. Po si kam then gje sa si. Ky ka ditet mduket. Do ti lejn aty

Briken: Ok

Në orëm 03:37PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vec mthuj ku vlla

Briken: Nr 8

Eneo: Shikoji se besojn do ngjiten mos ngatrrohen. A erdhen

Në orëm 05:24PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ajo gruaja zamira nuk ka len gje vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se Z.J është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:23 nga punonjësi i policisë me username në TIMS ImerajL. Kjo shtetase rezulton e kthyer nga Viena më datë 11.07.2022 për ditët e qëndrimit. Gjithashtu kjo shtetase është kthyer më datë 23.09.2023 me motivin e nuk i lejohet hyrja në BE.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi V.J është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:22 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ ‘Është një shok për Budapest’, 'sot nis 500 €'! Skema e korrupsionit në Rinas, si kaluan efektivët 200 persona drejt BE! 'Fundosen' nga bisedat në 'Signal'


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri