Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, se në Kosovë, sipas saj ka zyrtarë shtetërorë "që vërtet kanë dalë prej malit”, duke konsideruar se secila retorikë që është fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara.
Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë se “ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar qartë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të rezultojë me një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë për normalizim të marrëdhënieve” dhe se status-quoja nuk është mundësi.
Pas deklaratës së kryeministres serbe gjatë ditës ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një përgjigjje për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është "edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës".
Bërnabiq i ka bërë këto komente në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, andaj Thaçi i ka kërkuar BE-së që sa më shpejt ta dënojë dhe të distancohet nga kjo "gjuhë raciste" e zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim.
Kosova dhe Serbia, kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së në vitin 2011.
Procesi i bisedimeve aktualisht ka ngecur, për shkak të, siç është thënë, taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia. REL
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.1%
-
I keq
20.2%
-
As i mirë as i keq
38.7%
Vota total: 163
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thaçi në burg, Rama-Kosovës: S’bëtë asgjë për padrejtësinë në Hagë! Kërkoni verifikim për standardet e gjykimit, gati ta miratojmë edhe ne rezolutën
20 Dhjetor, 12:26
-
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
20 Dhjetor, 10:02
-
Prokuroria Speciale synon të thërrasë 3 dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe 4 të tjerëve
17 Dhjetor, 16:34
-
‘Studio Live’/ Eksperti Krisafi për Kosovën: Thirrja e Kurtit në Prokurori s’ndryshon asgjë, Thaçi e të tjerët do dalin të pafajshëm, qëllim heqja e tyre nga skena!
13 Dhjetor, 19:11
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor, 19:29
-
Kosovë/ Thaçi nuk deklarohet për aktakuzën e re: S’jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik për askënd
8 Dhjetor, 11:00
-
Akuza të reja ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë
6 Dhjetor, 20:15
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
3 Dhjetor, 11:31
-
Ish luftëtari i UÇK në Hagë, deklarata të forta për Thaçin: Njeri i rrezikshëm
23 Tetor, 12:27
-
Pacolli viziton Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në Hagë: Ish-presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi
20 Tetor, 18:19
-
Gjyqi në Hagë, mbrojtja e Thaçit kërkon fonde shtesë! Letra për Albin Kurtin, Konjufcën e ministren e Drejtësisë
22 Gusht, 22:50
-
'Mungesa e financave do shtynte procesin me 6 muaj!' Thaçi po 'braktiset' nga avokatët në Hagë, ekipi i ish-presidentit i kërkon Qeverisë fonde shtesë
22 Gusht, 19:18