BE-ja rezervon 200 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 nga 'Biontech/Pfizer'

BE-ja rezervon 200 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 nga 'Biontech/Pfizer'

Komisioni Europian njoftoi sot se kishte arritur një marrëveshje paraprake për marrjen e 200 milionë dozave të një vaksine potenciale kundër koronavirusit, të zhvilluar nga aleatët gjermano-amerikan ”Biontech/Pfizer”, me mundësinë për të blerë edhe 100 milionë doza shtesë, marrëveshja e gjashtë e këtij lloji e arritur nga BE

Diskutimet e fundit me ”Biontech-Pfizer” shënojnë një progres të mëtejshëm për zhvillimin e ofertës tonë solide dhe për diversifikimin e vaksinës potenciale”, theksoi komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides në një deklaratë.

“Ne jemi optimistë për faktin se njëra prej tyre do të provojë të jetë një vaksinë e sigurt dhe efektive kundër COVID-19 për të na ndihmuar të mposhtim këtë pandemi,” nënvizoi ajo.

Gjermani “Biontech” dhe laboratori amerikan “Pfizer” kanë zhvilluar këtë projekt vaksine për disa muaj, i cili hyri në fund të korrikut në një fazë të provave klinike në shkallë të gjerë.. Në fillim të korrikut, ata kishin raportuar rezultate paraprake pozitive, pasi e kishin testuar në 45 persona.

SHBA-ja njoftoi më 22 korrik pagesën prej 1,95 miliardë dollarë për të marrë 100 milionë doza të vaksinës potenciale ”Biontech/Pfizer”. Japonia gjithashtu ka arritur një marrëveshje me dy kompanitë për të siguruar 120 milionë doza.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja