Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko tha se rasti i kryebashkiakut të dënuar të Kuçovës duhet t’i shërbejë deputetëve të Kuvendit pa dallim partie, që të votojnë pro nismës së Lulzim Bashës për vettingun në politikë.
Edi Rama e ka shndërruar qeverisjen lokale në strehë të personave me precedentë penalë. Ndaj Partia Demokratike këmbengul prej vitesh në pastrimin e qeverisjes nga keta persona përmes Ligjit te Dekriminalizimit që si nismë e saj, ka qenë dhe është një histori suksesi, e që tashmë me iniciativën për Vettingun Politik që është dorëzuar nga Kryetari Lulzim Basha në Kuvendin e Shqipërisë, të quhet mission i përfunduar pastrami i politikës dhe institucioneve shtetërore nga të korruptuarit dhe bashkëpunëtorët e krimit.
Gara absurde mes mazhorances dhe disa prej deputeteve të opozitës se kush shkel më shumë ligjin, është një garë kundër interesit të qytetarëve.
U bëjmë thirrje partive parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Shqiperisë që të ndahen njëherë e mirë nga praktikat e shkeljes së ligjit dhe të perkrahin ç’rrënjosjen e krimit dhe korrupsionit nga politika dhe qeverisja. Vota për Vettingun Politik në Kuvend, është votë për një Shqipëri larg tranzicionit të stërzgjatur” deklaroi Roland Bejko.
Në projekt-ligjin e depozituar në Kuvend, për të ashtëquajturin “Vetting në Politikë”, Basha propozon ndryshime në ligjit me të cilin aktualisht bëhet verifikimi i pasurisë së politikanëve: “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” që sipas këtij drafti, ndryshon e quhet ligji “Për luftën kundër korrupsionit, deklarimin e interesave private dhe kontrollin e figurës”.
Lajmi kryesor: