Bejrut/ 6 viktima nga të shtënat me armë gjatë protestës, kryeministri shpall sot ditë zie
Foto nga momenti i të shtënave me armë zjarri
LIBAN- Kryeministri libanez, Najib Mikati e ka shpallur ditën e premte ditë zie, një ditë pas protestës ku 6 persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë dhe 32 të tjerë u plagosën. Protesta u organizua nga mbështetësit e grupeve myslimane shiite Hezbollah dhe Amal, të cilët kërkonin largimin e gjyqtarit Tarek Bitar, i cili po heton çështjen e shpërthimit masiv që ndodhi në gusht të 2020 në Bejrut.
Ende nuk ka një informacion zyrtare se kush qëlloi me armë zjarri, por dy grupet myslimane kanë akzuar forcat e krishtera libaneze (LF), duke thënë se kishin dërguar snajperistë për të qëlluar mbi turmën. Mirëpo forcat krishtere i kanë mohuar këto akuza. Ndërkohë, ka pasur edhe një reagim nga presidenti i vendit Michel Aoun, i cili tha se nuk do të lejojnë që vendi të merret peng nga interesat e të tjerëve.
"Ne nuk do të lejojmë askënd të marrë peng vendin për interesat e tyre," tha Presidenti i vendit Michel Aoun.
Protesta u organizua ditën e djeshme pasi Hezbollahu dhe aleatët e tij thonë se gjykatësi është i njëanshëm, por familjet e viktimave mbështesin punën e tij.
Më herët, Gjykata hodhi poshtë një ankesë ligjore të paraqitur nga dy politikanët, të cilët kërkuan që gjyqtari Bitar të marrë në pyetje përgjegjësit për shpërthimin, por gjyqtari ende nuk i ka marrë. Ata pretendojnë se lidershipi politik i vendit po përpiqet të mbrojë veten dhe zyrtarët e lartë nga kontrolli.
Askush nuk është vënë përpara përgjegjësisë për fatkeqësinë e gushtit 2020, ku mbetën të vrarë 219 persona, ndërsa 7.000 të tjerë u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan. Shpërthimi në gusht u shkaktua nga një zjarr që shpërtheu 2.750 ton nitrat amoniumi, i cili ishte ruajtur në një magazinë porti për gati gjashtë vjet. Zyrtarët e lartë ishin të vetëdijshëm për ekzistencën e nitratit të amoniumi dhe rrezikun që ai paraqiste, por nuk e larguan atë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
31.8%
-
Jo
58.7%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 639
Lajme të tjera
-
Arrestimi i ish-kryeministrit, dhunë e protesta në Pakistan! 8 të vrarë e 1 mijë të arrestuar gjatë revoltave
10 Maj, 16:18
-
Masakrat në Serbi, mijëra qytetarë marshojnë në rrugët e Beogradit: Kundër dhunës! Kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm dhe kreut të inteligjencës
9 Maj, 08:03
-
Në Ditën e Punëtorëve, protesta masive në Francë! Demonstruesit përleshen me policinë, 291 të arrestuar, 108 policë të plagosur
2 Maj, 07:52
-
Izraelitët ‘s’gjejnë qetësi’, protesta masive kundër kryeministrit në Tel Aviv
30 Prill, 15:43
-
Punëtoret e Korporatës Energjetike të Kosovës në protestë, kërkojë rritje të pagave
28 Prill, 12:38
-
Punonjësit e hekurudhave pushtojnë qendrën e Louis Vuitton, francezët vijojnë protestat kundër vendimit për rritjen e moshës së pensionit
13 Prill, 16:11
-
Izraeli bombardon Libanin dhe Rripin e Gazës, objektiv forcat palestineze të Hamasit
7 Prill, 07:17
-
Vijojnë protestat në Francë, qytetarët vërshojnë nëpër rrugë, 175 policë të plagosur! 2 milionë protestues kundër reformës së pensioneve
29 Mars, 15:22
-
6 muaj protesta për pronat, banorët e Bërxullës para zyrave të Hipotekës: 1 javë afat të na japin zgjidhje ose s'do kenë shansin të hyjnë në zyra
29 Mars, 10:28
-
Protestat e dhunshme në Francë për pensionet, mbyllet përkohësisht për çështje sigurie Kulla Eiffel
28 Mars, 19:11
-
Fëmijët e banorët e Bërxullës me agjërim në protestë! Kërcënime për vetëflijim me benzinë: Luftë do kenë! Këtu po bëhet masakër e vërtetë
26 Mars, 11:28
-
Parisi ‘në flakë’! Mbi 1.8 mln protestues kundër Macron, kundër rritjes së moshës së pensionit! I vihet zjarri Bashkisë Bordeaux, polici pa ndjenja tërhiqet zvarrë nga kolegët (VIDEO)
23 Mars, 10:10