BEJRUT - Bejruti do të vendosë regjimin e vizave për sirianët, për herë të parë në historinë e dy vendeve, me qëllim për të frenuar fluksin e refugjatëve në Liban, që ka pritur tashmë më shumë se një milion, sipas autoriteteve.
Rregullat e reja, të publikuara në një dokument në faqen e internetit të Sigurimit të Përgjithshëm libanez, hyjnë në fuqi më 5 janar dhe janë të ndara në gjashtë kategori vizash dhe kategori qëndrimi, që do të jepen në kufi dhe jo në ambasadën e Libanit në Damask.
Libanezët dhe sirianët kanë udhëtuar gjithmonë lirisht nëpërmjet kufijve që prej pavarësisë së vendeve të tyre në vitet 40. Shtetasit e dy vendeve duhet të kenë vetëm një mjet identifikimi.
Këto rregulla të reja u vendosën pas një sërë masash të ndërmarra nga autoritetet libaneze në përpjekje për të frenuar fluksin e sirianëve të arratisur nga lufta në vendin e tyre./
/ATSH/