Bekim Balaj: Nuk e shoh Norvegjinë si ndeshje miqësore

Bekim Balaj: Nuk e shoh Norvegjinë si ndeshje miqësore

Bekim Balaj dhe Elseid Hysaj në konferencë për shtyp

Në konferencë për mediet, së bashku me Elseid Hysajn, ka dalë edhe sulmuesi Bekim Balaj, i cili shprehet se asnjë ndeshje nuk cilësohet si miqësore, pasi çdo futbollist mundohet të japë më të mirën. 

“Të them të drejtën, kur shohim para në kohë themi që kemi pasur shumë konkurrencë dhe pozicioni i sulmit nuk të le të rehatohesh pasi ka shumë ndërrime. Unë jam munduar gjithmonë të jap më të mirën time. Kam munguar për shumë kohë për shkak të një dëmtimi, por për mua është një vlerësim që rikthehem në Kombëtare dhe tani po arrij formën time më të mirë dhe shpresoj të përmirësohem në çdo ndeshje.

Titullar?

"Zgjedhjet janë të trajnerit dhe taktikat e tij vendosin. Për aq sa më jepet mundësia unë do të jap më të mirën time. Sa më shumë hapësira të kemi aq më mirë është për ne, por se kush do të luajë është profesori ai që do të vendosë. Unë kam kontratë në Rusi dhe kam një vit që luaj por kam luajtur edhe i dëmtuar dhe ndihem mirë që po luaj tani. Kam qenë edhe titullar me ekipin dhe shpresoj ta kem lënë mbrapa dëmtimin që kam pësuar".

Të rinjtë?

Ndërrimet në ekip sjellin frymë të re dhe rritet konkurrenca e kjo i bën mirë Kombëtares dhe grupit. Rivaliteti ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet në Kombëtare. Pak rëndësi ka së kush luan dhe normal që dua të luaj por është trajneri ai që vendos se kush do të luajë. Te Kombëtarja, asnjëri nga ne nuk i konsideron ndeshjet miqësore pasi secili nga që ka mundësi të luajë mundohet të japë më të mirën. Konkurrenca me Grezdën? Grezda kë bërë shumë mirë dhe deri diku ka zënë një vend titullari por ai luan si sulmues krahu ndërkohë që unë luaj në qendër”, - u shpreh Bekim Balaj.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë