Bekim Kuli: Shpresa vdes e fundit, Dinamo mund të mbijetojë

Bekim Kuli: Shpresa vdes e fundit, Dinamo mund të mbijetojë
Kapiteni i Dinamos, Bekim Kuli, shënoi dy gola dhe dha dy asiste (në golat e Malotës dhe Shtinit) në fitoren 4-1 të Dinamos me Tomorin, një sukses i shumëdëshiruar për 18 herë kampionët dhe që mban gjallë shpresat për mbijetesë në Kategorinë Superiore.

Kuli, një fitore që vlen shumë për moralin e Dinamos. Cili është mesazhi i kapitenit blu? Gjithmonë kemi treguar, që kemi ekip. Jemi përpjekur të tregojmë se dimë të luajmë sport. Asnjëherë nuk e ka ulur poshtë ritmin e lojës apo moralin e saj përballë çdo kundërshtari.

Katër gola kundër rivalit direkt, kur keni vuajtur shumë për të gjetur rrjetën në 15 ndeshjet e mëparshme? Ishte një ndeshje që nuk mund ta harrojmë lehtë, as skuadra dhe as unë, pavarësisht se shënova dy gola. Fati dhe Zoti ishte me ne.

Gjithsesi, ende në vend të fundit dhe e rrezikuar? Nuk duhet të harrojmë se Dinamo e këtij sezoni ka pasur shumë probleme. Kemi pasur një ngërç nga të gjitha anët. Nga java në javë të konsolidojmë ekipin në renditje.

Takimi i radhës me Pogradecin, një tjetër rival për mbijetesë. Si e parashikoni? Uroj që të bëjmë një tjetër ndeshje si kjo me Tomorin dhe të mos përsërisim ato gabime që patëm me Apoloninë.

Dinamo, Apolonia, Tomori dhe Pogradeci luftojnë për mbijetesë. Si e parashikon luftën midis të katërtave? Shpresoj të mbijetojmë ne. Qëllimi ynë është të arrijmë deri në plejof. Nëse arrijmë aty, atë quheni Dinamon të shpëtuar. Thjesht, po e mbyll. Shpresa vdes e fundit.(albania-sport)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)