Bektashinjtë festojnë Ditën e
Ashures, ceremoni nga Kryegjyshata
Besimtarët bektashinj në vendin tonë kanë kremtuar sot Ditën Botërore të Ashures. Në një ceremoni nga Kryegjyshata, është uruar për më shumë paqe, dashuri, vëllazëri për të ecur në rrugën e Zotit.
TIRANË - Besimtarët bektashinj në vendin tonë kanë kremtuar sot Ditën Botërore të Ashures. Në një ceremoni nga Kryegjyshata, Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj uroi gjithë besimtarët dhe shqiptarët për më shumë paqe, dashuri, vëllazëri për të ecur në rrugën e Zotit. Megjithëse kjo ditë është konceptuar si një qirasje ëmbëlsire, dita e ashures është e rëndësishme për nga vlera shpirtërore që simbolizon dhe atmosfera vëllazërore që sjell.
Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit muharem, që është muaji i parë i vitit hënor. Agjërimi i kësaj ditë është një vepër e pëlqyer dhe me shpërblim të madh. Kur i Dërguari migroi në Medinë vuri re se hebrenjtë agjëronin këtë ditë dhe pasi i pyeti për arsyen e agjërimit, ata thanë: në këtë ditë Allahu i shpëtoi hebrenjtë nga faraoni, prandaj këtë ditë e agjëroi Musai.
I Dërguari tha: “Unë jam më i denjë të pasoj Musain se sa ju. Kështu agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi të tjerët të agjërojnë” (Buhariu). Preferohet që kësaj ditë t’i shtohet me agjërim një ditë para, pra dita e nëntë e muajit muharem sepse i Dërguari ka thënë: “nëse jam gjallë vitin e ardhshëm do agjëroj edhe ditën e nëntë” (Muslimi) kështu vendosi në mënyrë që t’i kundërshtojë ithtarët e librit (Ibën Tejmije në Fetava Kubra).
Disa dijetarë kanë preferuar që kësaj ditë t’i shtohet edhe një ditë pas duke u mbështetur në një hadith rreth të cilët ka mospajtime për vërtetësinë e tij. Të tjerët këtë e kanë preferuar në mënyrë që të sigurohen për agjërimin e kësaj dite sepse muajt hënor dinë të ndryshojnë. Nëse ndonjëri kompenson ditë të Ramazanit gjatë këtyre ditëve dhe bën nijet edhe Ashuren atëherë merr shpërblimin e agjërimit të borxhit të tij, që janë ditët e Ramazanit ashtu siç merr edhe shpërblimin e agjërimit të Ashures. (Ibën Uthejmin, Fetava sijam, 438).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
21.6%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 676
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës
16 Janar, 12:37
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Alban Daci: Merr çantën e largohesh me kokën mbrapa se do të kthehesh!
16 Janar, 12:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
10 kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024: Gjoka, Salillari, Fusha, Hamz Islamaj, Gogaj, Ramë Geci, Paqësor Buzi, Idajet Ismailaj e Agim Kola
16 Janar, 12:05
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00