TIRANE- Biznesmeni i njohur Eduart Belegu, njëherësh dhe ish-këshilltari i dy ministrave të Ekonomisë Dritan Prifti dhe Genc Ruli, një ditë pasi të zhdukej në rrethana misterioze, ka qënë duke bërë një ngarkesë të madhe minerali Kromi, në portin e Durrësit. Ka qënë data 22 mars 2010, kur gjatë kësaj dite, Belegu ndodhej në portin e Durrësit, duke qëndruar deri në orët e vona të natës, për shkak të kryerjes së ngarkesës së kromit, që do të eksportohej në Kinë. Gazeta “Shqiptarja.com”, zbulon se së bashku me të në portin e Durrësit ka qënë dhe shtetasi Fatos Pengu, djali i tezes së biznesmenit Belegu, njëhëresh dhe ortaku i tij në kompaninë "KUARCI BLACE".
Të dy së bashku si dhe disa puntorë të firmës kanë menaxhuar punimet për ngarkimin në traget të tonelatave mineral kromi dhe se në mesnatë, janë larguar në drejtim të banesave respektive. Pikërisht Fatos Pengu, lidhur me këtë moment është marrë në pyetje disa herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Policinë e Shtetit, ku ka treguar bisedat që ka bërë me Eduart Belegun mbrëmjen e 22 marsit 2010 dhe planet që ata kishin bërë për të vijuar biznesin në vijim. Në dëshminë e tij, Pengu sqaron se me biznesmenin Eduart Belegu, kanë pasur disa problem të vogla por që më pas mes tyre gjithçka është rregulluar.
“Konflikte të vogla”
Në dëshminë e dhënë në Policinë e Shtetit, Fatos Pengu, ka deklapruar momentet e fundit të ndarjes me biznesmenin Eduart Belegu dhe marrëdhëniet e tij, gjatë kohës së aktivitetit tregtar të mineralit të kromit. Në deponimin dhënë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore, Pengu sqaron:”Me Eduartin kemi pasur shumë marrëdhënie të mira, përjashto disa raste që kemi pasur edhe debate të vogla. Të gjitha këto debate kanë qënë për probleme pune, por që asnjëherë skanë qënë debate serioze dhe të rënda. Eduartin e kam takuar ditën e Hënë në datën 22 mars 2010 në Durrës, kur po ngarkonim mineralin e Kromit në kontinierë për jashtë shtetit.
Së bashku kemi punuar deri vonë në port dhe më pas jemi larguar për në shtëpi, ai për në Tiranë kurse unë në shtëpinë time në Durrës. Të nesërmen në orarin e pasdites më kanë njoftuar se kishte humbur kontaktet dhe se telefoni i til rezultonte i mbyllur”-ka rëfyer në prokurori Fatos Pengu. I pyetur nga oficerët e policisë, nëse ishte në dijeni të ndonjë konflikti apo problemeve që ka pasur biznesmeni Belegu, miku i këtij të fundit Fatos Belegu ka treguar se pas daljes nga burgu, Eduarti ka pasur probleme të vazhdueshme me prokurorinë dhe në fushën e biznesit.
Lekët borxh
Hetimi i prokurorisë dhe Policisë së Shtetit ka zbuluar se biznesmeni i njohur Eduart Belegu, ka pasur shuma financiare të shpërndara tek persona të tjerë, dhe se kjo mund të jetë bërë dhe shkak për eleminimin e tij fizik. Të gjitha rastet janë hetuar me imtësi, por që në fakt nuk është arritur të zbardhet asnjë provë për implikimin e borxhlinjve, në zhdukjen e Eduart Belegut.
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com