Gjithnjë e diskutuar në media për ekstravagancat e saj, showgirl-i Belen Rodriguez ka bërë sërish të flitet për të në sajë të dasmës së saj me balerinin e talent show të njohur italian “Amici”, Stefano De Martino. Çifti është lidhur në martesë në Comignago provincë e Novarës.

Sipas mediave italiane ata janë lidhur në martesë në datën 20 shtator, ditë që përkon edhe me ditëlindjen e 29-të të Belen. Përmes një video shfaqet momente ku Belen dhe Stefano kanë shkëmbyer unazat si dhe puthje mes tyre.

Pasi kanë thënë njëzëri “po” çifti është larguar nga altari duke u kapur dorë për dore. Ndërkohë Belen dhe Stefano janë prindër të vogëlushit Santiago, i cili ka ardhur në jetë muajit prill të këtij viti.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com