Beleri flet në Report Tv pas akuzave: Merruni me partitë tuaja lërini intrigat, Idrizin e pres në gjyq! Flamuri  i ‘Vorio Epirit’ s’ishte i imi

Duke i cilësuar “intriga” të gjitha kritikat nga deputetët e opozitës, mazhorancës e së fundmi nga PDIU, kandidati i Berishës për Bashkinë Himarë Fred Beleri ka mohuar çdo gjë. Edhe pse ka qenë kryefjalë për fushatën e tij me flamurin e ‘Vorio Eprit’ por edhe për masakrën e Peshkëpisë, Beleri thotë në Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliun se flamuri ishte i organizatorëve.

“Zoti Balla dhe Idrizi të merrem me partitë e tyre.

Ishte një aktivitet ne ishim në Greqi ku banojnë me dhjetëra himariotë. Unë mbajta për të folur te aktiviteti, i thashë atyre njerëzve të votojnë për zgjedhjet. Flamuri ishte i organizatorëve. Ai flamur doli në 2014 pas protokollit të Korfuzit. Pra nuk mund t’i referohemi historisë dhe gjërave të kaluara.”- thotë Beleri.

Sa i takon padisë që do ngrejë kreu i PDI-së, Shpëtim Idrizi, Beleri thotë se e pret në gjyq.

“Ai mund të bëjë sa padi të dojë, unë e pres në gjyq rta shohim ku e kam shkelur integritetin. E pres në gjyq.”- tha Beleri.

I pyetur nëse kishte mesazh për kundërshtarin e tij politik në këtë zonë që përflitet, Beleri tha se i uron Goros një betejë të mirë.

“Pjesëmarrja e madhe në zgjedhje përshkruan më mirë rezultatin. Unë ata qytetarë i thërras gjithnjë. Mesazh për Goron? T’i uroj një betejë të mirë, zgjedhjet të bëhen demokratike, të mos merremi me intriga. Të merremi me probleme reale.”- tha Beleri.

Kujtojmë se skandali i fushatës së Fred Belerin, u denoncua fillimisht nga deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku. Deputeti i PD-së, është shprehur se Beleri haptazi ka shkelur sovranitetin e vendit duke përdorur për fushatë, flamurin e ‘vorio epirit’. Ai u kërkoi demokratëve të mos e votonin, ndërsa shtoi se duhet refuzuar nga çdokush një person i cili shkel integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues të vendit. Edhe kreu i çamëve, Shpëtim Idrizi, pak ditë më parë teksa njoftoi se do dalë në zgjedhje i vetëm, u kërkoi shqiptarëve të mos votojnë Fred Belerin. Edhe Taulant Balla u shpreh se Beleri është përgjegjës për masakrën e Peshkëpisë ndaj nuk duhet të votohet.  Video është bërë publike nga vetë kandidati kandidat i përbashkët i PD-së dhe PL në rrjetet e tij sociale. Ai u bën thirrje emigrantëve shqiptar që jeton në Samos të Greqisë që ta mbështesin, duke i premtuar zgjidhje të problemeve me të cilat ata përballen. 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5