Beleri në burg për vota, gazetari shqiptar në Greqi: Politika greke po e përdor për vota! Qeveria dhe opozita të investuar totalisht në arrestimin e Belerit

Qeveria greke është implmentuar totalisht në ngjarjen për arrestimin e Fredi Beleri dhe i kërkon llogari shtetin shqiptar. Gazetari shqiptar Edmond Guri në një intervistë për Report Tv, për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ thotë se të gjithë përfaqësuesit qeveritar, por edhe opozita po merren me çështjen e Belerit edhe për faktin se në Greqi do të zhvillohen zgjedhje të dielën. Në këtë mënyrë ato po e përdorin arrestimin  e Fredi Belerit, për të përfituar politikisht nga votuesit nacionalistë.

'E gjithë qeveria greke është implemtuar në arrestimin e Belerit. Të gjithë përfaqësuesit qeveritar janë investuar dhe fokusuar totalisht tek arrestimi i Belerit me të gjitha dinamikat që kanë. Kjo duket qartë edhe tek angazhimi i ambasadores greke. Po ashtu edhe opozita greke është investuar në këtë ngjarje që ka tronditur marrëdhëniet dy paleshë. Është për të ardhur keq që pala greke që angazhohet tek raste të tilla për të ndikuar tek shqiptarët që jetojnë këtu. Është një moment aspekt i volitshme për shtetin shqiptar, pasi politika greke po e përdor për benefite politike. Forcat politike po investojnë në këtë drejtim për të marrë votues. Kemi edhe implementimin diplomatik, pasi nga të gjitha anët po kërkon llogari nga shteti shqiptar.’- tha Guri.

Ndër të tjera Guri shoi se edhe në sferën e rrjeteve sociale komentohet arrestimi i Belerit, duke krijuar një klime propagandistike shumë negative.

‘Jo vetëm për rastin e Belerit, por kohët e fundit është vënë re që lakohet si diskutim edhe në rrjetet sociale, duke arritur deri aty sa thuhet se në Shqipëri po u mohohet e drejta e identitetit grek, jashtë çdo kuptimi logjik. Edhe në Greqi është e vështirë që ti shpëtohet kësaj klime propagandistike. Nuk dua që të komentoj Fredi Belerin, por është frymë negative. Është ky amplifikim i gjithë situatës. Duke pasur parasysh se edhe rivali nuk ishte ishte një minoritar, madje paraqitet si njeri i Ramës. Kemi përfshirjen e shtetit Turk ku Rama paraqitet si njeriu i Turqisë.’- tha Guri.

Sa i përket Fredi Belerit, Report tv mëson se do do të dalë para gjykatës së posaçme të hënën më 22 maj për seancën e caktimit të masës së re të sigurisë ndaj tij.Përballja e radhës me gjykatën për Belerin, vjen për shkak të kalimit të dosjes penale ndaj tij nga Vlora në SPAK, ku do të vijojë hetimi për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje. Fredi Beleri dhe truproja i tij ranë në pranga dy ditë para zgjedhjeve pasi ofruan 40 mijë lekë të reja për votat e 8 qytetarëve të Himarës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 19/05/2023 15:00

    ÇFAR VOTA THUA,O PAPAGALL....LIGJIN PER TI DHENE PENSIONET E VOTUAN TE GJITHA PARTITE ...DUAN TOKEN ATA ME ANE TE KETI BUFI DHE DET ME GJYKATEN E HAGES... DETIN JA DHA SALIU ME LULIN....DHE TOKEN SALIU ME LIKEN....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare