Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së, që la sërish në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Në reagimin e ministrisë thuhet se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”, thuhet në reagimin e ministrisë.


Lajmi kryesor:

FOTO/ Fredi Beleri kërkoi lirinë që të betohej, GJKKO e lë sërish në burg, Avokati: Mbahet në qeli me urdhër! Një avokat grek në seancë