Fredi Beleri i zgjedhur i Nea Demokracias për Parlamentin Europian dërgoi sërish një mesazh nga Strasburgu se do ta çojë çështjen e tij "deri në fund" .
Beleri i cili mori leje të pazakontë nga Drejtoria e Burgjeve shqiptare për të qenë në Strasburg për tu betuar si eurodeputet, betohet nga ana tjetër për mediat greke, se do shkoj në Gjykatën e Strasburgut.
“Sigurisht që aventura ime gjyqësore do të marrë vite, sepse do të finalizohet në Strasburg. Do ta çoj deri në fund, besoj se është bërë një padrejtësi e madhe dhe kemi përpara një maratonë gjyqësore deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, shtoi Fredi Beleri.
Sakaq, ai thekson se do bëjë gjithçka për vetëvendosjen që nuk respektohet sipas tij në vendin tonë.
Në lidhje me kapacitetin e tij të ri si deputet në Parlamentin Evropian për minoritetin grek në Himarë, ai theksoi se “sigurisht që do të jetë prioriteti im të tregoj problemet me të cilat përballet në lidhje me sundimin e ligjit dhe të drejtën për vetëvendosje që nuk respektohet në Shqipëri.”
Më tej ai sulmon edhe rezultatet e Censit, pasi për të janë të pavërteta.
“Rezultatet e regjistrimit të fundit janë gjithçka tjetër veçse të vërteta. Të dhënat janë falsifikuar”.
“Besoj se me mundësinë që kam në Parlamentin Europian, mund të ndez në qendër të vëmendjes dhe të evidentoj në të gjithë Europën problemet me të cilat përballet minoriteti grek si dhe qytetarët shqiptarë”, përfundoi Beleri.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?
-
Po
62%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historiania Kocaqi: Beleri të shpallet ‘non grata’, plan për greqizimin e Himarës! Nëse refuzohet rezoluta për ligjin e luftës, t'i drejtohemi NATO-s
18 Korrik, 18:04
-
Fredi Belerit s’iu dha leje për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, Avokatja e Popullit: Duhet të propozohen ndryshime në ligj
18 Korrik, 17:23
-
Himarë/ Po lundronte me jet ski me vëllanë, humb kontrollin e mjetit dhe rrëzohet në det! Plagoset 33-vjeçari
18 Korrik, 16:24
-
Himarë/ Ndërtuan pa leje 2 beach bare, nis hetimi për dy persona! Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë
18 Korrik, 13:57
-
Von der Leyen paralajmëron se do ta ketë prioritet zgjerimin, në prag të mandatit të dytë
18 Korrik, 13:51
-
Eurodeputetja rumune 'alla Noka' bërtet duke ndërprerë fjalën e lideres liberale! Dëbohet jashtë, salla e fërshëllen (VIDEO)
18 Korrik, 12:58
-
Pas konfirmimit si kandidat i PS për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të Vlorës
18 Korrik, 10:14
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji: Partitë afat regjistrimi deri 22 korrik! Opozita nis fushatën elektorale, Gjikuria: Krenar që aderoj në Federatën Panepiriote
17 Korrik, 19:43
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet
17 Korrik, 14:55
-
Fredi Beleri për median greke: Do përballoj dënimin deri në fund! Himara është vend i banuar nga grekë dhe shqiptarë
17 Korrik, 09:01
-
Konstituohet Parlamenti Europian, i pranishëm edhe Fredi Beleri! Roberta Metsola sërish presidente
16 Korrik, 08:52
-
Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë
15 Korrik, 22:48