Belgët në Shqipëri, promovimi
nga operatorët turistikë

Belgët në Shqipëri, promovimi<br />nga operatorët turistikë
TIRANE- Operatorët turistikë belgë po promovojnë resurset shqiptare, me qëllim thithjen e vizitorëve të huaj me historinë, kulturën, natyrën e paprekur, detin e malet.

Eglantina Gjermeni, Ministre e Turizimit ka ftuar operatorët turistikë belg të bëjnë të njohur mundësitë turistike që ofron vendi ynë.

“Shqiptarët janë gati të ndajnë me turistët e huaj, eksperiencat e ve?anta historike, vlerat kulturore, ngrohtësinë, mikpritjen dhe natyrën e ruajtur përgjatë shekujve. Ne ju themi me zemër të hapur: Mirësevini në Shqipëri. Turistët, investitorët, partnered e biznesit dhe miqtë e Shqipërisë janë gjithmonë të mirëpritur. Ata do të gjejnë ngrohtësinë, krijimtarinë dhe energjinë e shpirtit shqiptar. Shqipëria është shumë më tepër se një destinacion, pasi të ofron kujtime të paharrueshme”- tha Gjermeni.

Sipas Gjermenit, prioritetet e qeverisë në fushën e turizmit, mbështeten te trekëndëshi që ofron përparësi për Shqipërinë, peisazh natyror, mikpritje dhe trashëgimi. Zhvillimi i turizmit sipas ministres synon gjenerimin e të ardhurave dhe punësim, vendosjen e Shqipërisë si destinacion i preferuar, krijimin e imazhit pozitiv.

Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë