BELGJIKË - Një valixhe e braktisur pranë sheshit “Marloë” në kryeqytetin e Belgjikës ka vënë në alarm policinë belge. E gjithë zona është evakuuar dhe e mbyllur menjëherë për publikun, ndërsa një ekip anti-terror po merret me valixhen e cila deri më tani dyshohet se mund të ketë lëndë eksplozive.
E gjithë Evropa është vënë në alarm që pas sulmeve terroriste të javës së kaluar në Paris. Belgjika ka vendosur që të angazhojë 300 forca ushtarake për të patrulluar zonat më të predispozuara për t’u prekur nga sulme terroriste.
Masat e sigurisë janë përforcuar veçanërisht në Bruksel dhe Antverp, në ambasada dhe ndërtesat çifute. Kjo është hera e parë në 30 vjet që Belgjika përdor forcën e saj ushtarake për detyrat e policisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com