Belgjikë, Marc Wilmots
trajner i ri i kombëtares

Belgjikë, Marc Wilmots<br /> trajner i ri i kombëtares
Marc Wilmots, i cili mbante postin e ndihmestrajnerit pas largimit te Georges Leekens, eshte caktuar trajner i ekipit perfaqesues te Belgjikes per dy vitet e ardhshme, deri ne Boterorin 2014, beri te ditur te merkuren Federata Belge e Futbollit.

Pas largimit te Georges Leekens per te ekipi FC Bruges, Wilmots, ish-lojtari i perfaqesueses, 43 vjeç, i konfirmua ne kete post pavaresisht ndeshjes se barazuar ne Malin e Zi 2-2 dhe nje humbjeje ne Angli 1-0, ne dy ndeshjet e fundit miqesore. Wilmots, i cili ka luajtur me ekipin perfaqesues 70 ndeshje nderkombetare, ka nje pervoje modeste ne postin e trajnerit.

Per disa muaj ai ka drejtuar gjermanet e Schalke 04 (ne 2003), me pas ekipin Saint-Trond ne Belgjike (2004), para se te caktohej ndihmestrajner i ekipit perfaqesues ne 2009. Belgjika, me lojtare te tille kyç si, Eden Hazard, Thomas Vermaelen, Vincent Kompany e Axel Witsel, nuk eshte kualifikuar per ne Euro-2012 dhe mungon ne aktivitete te rendesishme qe nga Boterori 2002.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës