Shqipëria e kërkon për atentatin ndaj Ndojit, Belgjika dënon me 12 vite burg Ramazan Rrajën! Akuzohet për trafik kokaine

TIRANË- Ramazan Rraja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK dhe Policia e Shtetit, për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut bashkë me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen, është dënuar nga Belgjika me 12 vite burg, për trafik të lëndëve narkotike të forta.

Rraja rezulton pjesë e një organizate shqiptaro-letoneze, e cila është zbërthyer në Belgjikë, teksa edhe partneri i tij kryesor, letonezi Kaspars N. u dënua po ashtu me 12 vite burg. Prokuroria vendase kërkoi dënimin e tyre me nga 9 vite, por vendimi i gjykatës ishte me 3 vite më shumë. Gjatë gjykimit, akuza në Belgjikë provoi se organizata kriminale kishte arritur të nxirrte fitime të shumta nga trafiku i kokainës, të cilat më pas janë investuar në ekonominë vendase, Kaspars N. kishte hapur edhe një lokal në Antëerp. Autoritetet vendase si prova paraqitën para gjykatës para të sekuestruara, foto të kokainës të kapur në disa raste. Telefonat celularë të anëtarëve të bandës siguruan materiale të shumta për hetuesit, shtretër hotelesh plot me para, foto jahtesh luksoze dhe orë me vlerë 655 mijë euro.

Bosi kryesor i kësaj organizate ishte Kaspars N., nga Letonia, i cili u zbulua falë pajisjeve të përgjimit që i ishin vendosur në banesën e tij në Berchem. Organizata mund të lidhet me tre grupe kokaine të përgjuara. Kaspars N. dhe Ramazan Rraja u përgjuan duke folur për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742, i njëjti kontenier me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat. Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavanin e koshit një grumbull prej 57 kilogramësh kokainë. Autoritetet gjetën po ashtu edhe 50 kilogramë kokainë në Vlissingen në Holandë dhe 80 kilogramë në Romë, që lidhen me të njëjtin grup. Droga, në pjesën më të madhe të rasteve vinte nga Ekuadori, zona e preferuar e punës së kriminelëve shqiptarë të drogës, por me dyshime edhe për disa vende të tjera të Amerikës Latine.

Ramazan Rraja është në kërkim në Shqipëri për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndojit dhe ‘Rrumit të Shijakut’. Vendimi ndaj tij është marrë në mungesë, ndërsa sipas dyshimeve të deritanishme, Rraja fshihet në Dubai. Ramazan Rraja është nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/03/2023 02:40

    Lereni t'a ekstradoje Belgjika nga Emiratet,ndoshta kane marreveshje ekstradimi dhe lerini t'i shijoje mire ato 12 vjet,sepse nuk ka gjykim te shkurtuar,por sigurohuni qe t'i njoftoni belget qe t'ua dergojne me poste speciale ne Shqiperi,nje dite para se t'i mbaroje denimi.

    Përgjigju
  • gjenerali: 01/03/2023 01:39

    S'DUA ta degjoj me fjalen nikel.....

    Përgjigju
  • Priti: 28/02/2023 22:54

    Po sekuestro pasurie per kte tipin e droges nuk ka apo ky eshte me ps.

    Përgjigju
  • Cipuri: 28/02/2023 19:50

    Ja fusin kot Belget nuk ka mundsi nje djal si ky qe duket qe ka pasion leximin e librave ne bibloteka te meret me pune te pista.Ti marin te keqen Zanit

    Përgjigju
  • Ups: 28/02/2023 17:02

    Si gjithe rilindasit , malliste dhe te degjeneruar

    Përgjigju
  • Eri: 28/02/2023 16:58

    Kto belget qenkan me keq se ne mor vlla. Nje her e paskan arrestu pastaj e pasken liru e tashi e pasken denu me 12 vite burg. Hajde merre vesht ca behet … tpakten kur ta arrestojsh mbaje deri kur te mbarojn hetimet e pastaj o liroje ose denoje

    Përgjigju
    • Eri: 01/03/2023 00:08

      O faiku po thu qe kemi namin kot ne ktej

    • Faiku: 28/02/2023 22:54

      Puna esht me bo ca lek! E lejn te lir qe te paguaj ca lek per lirimin me kusht, pastaj po e kapen dhe e denojn do i japin dhe 1 garuzhde sup. Shpenzim me teper.

  • Big brother VIP: 28/02/2023 16:19

    Sdi ku ta bej burgun ky 12 vite belgjika 22 vite shqiperia, qfare kuptoj ky na jeta

    Përgjigju
  • uyy: 28/02/2023 16:00

    Per tu habitur, familje puntore dhe me reputacion te mire. Keta, Hakt dhe Bamet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!