Belgjika siguron fitoren e parë në kampionatin botëror të Brazilit përballë Algjerisë me rezultatin 2-1, por duke lënë pas shumë hije dyshimi përsa i përket ndeshjeve në vazhdim. Belgët e drejtuar nga Viltmos në 45’ e parë pothuajse nuk ishin në fushë duke mos u koordinuar në fushë me njëri tjetrin dhe lënë shumë për të dëshiruar.
Ndeshja nisi e qetë për të dy ekipet, si Belgjika ashtu edhe Algjeria studiojnë lojën e njeri tjetrit duke mos guxuar. Vetëm në minutën e 20 Belgjika siglon rastin e parë të rrezikshëm në zonën algjeriane pas gjuajtjes së fuqishme të Vitsel, e cila u grushtua nga Rais Mbohli.
Atëherë kur u mendua se Belgjika nisi të reagojë, pëson pasi mbrojtja gabon duke shkaktuar një 11-metërsh me Vertongen, i cili pengoi në zonë Fegulin. Nga pika e bardhë gjuan vetë Fegulli duke mposhtur Courtois. Belgjika në minutat e fundit të pjesës së parë tenton që të reagojë përmes Vitsel, Vertonghen dhe Chadli, por nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës deri në përfundim të 45’ të para.
Në pjesën e dytë Viltmos vendos që të bëjë disa ndryshime që më pas i sollën suksesin duke futur në fushë Dries Mertens, Divock Origi dhe Marouane Fellaini. Treshja filloi që të ngjallte panik në zonën algjeriane duke e vendosur disa herë në ëvshtirësi. Për të mbërritur në minutën e 70 kur Marouane Fellaini pas shumë tentativash vendos barazimin.
Goli rriti optimizmin në ekipin belg që pas 10’ shënon edhe golin e fitores me Dries Mertens duke marrë tre pikë të arta në një ndeshje që ndoshta edhe nuk i meritonte.
Shqiptari nga Kosova i lindur në Belgjikë dhe i shumëpërfolur nga mediat në shumë vende, Adnan Januzaj pavarësisht se zgjodhi ekipin e Belgjikës për të vazhduar karrierën nuk debutoi në botëror pas ndeshjeve të para në grupe. Kosovari nuk arriti që të bindte trajnerin Vilmots për një vend në formacionin e parë, por as në tre zëvendësimet përballë Algjerisë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com