Belgjika, Kuvendi lejon eutanazinë
për fëmijët pa kufizim moshe

Belgjika, Kuvendi lejon eutanazinë<br />për fëmijët pa kufizim moshe
BELGJIK- Belgjika është vendi i parë në botë që ka miratuar një ligj që lejon eutanazinë për fëmijët e sëmurë pa kufizim moshe. Projektligji është nënshkruar edhe nga mbreti.

Eutanazia, sipas “BBC”, do të kryhet për fëmijët që nuk ka shpresë për shërim dhe kjo do të bëhet me pëlqimin e prindërve. 

Ata që e kundërshtojnë këtë ligj, thonë se fëmijët nuk janë të aftë të marrin një vendim kaq të rëndësishëm në një moshë të vogël, nën 12 vjeç.

Ndërkohë, Belgjika ka 12 vjet që ka legalizuar eutanazinë për të rriturit. 

Në Holandë, fqinji verior i Belgjikës, eutanazia është e ligjshme për fëmijët mbi moshën 12 vjeç, nëse ka pëlqimin e prindërve.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Kolegët e SPAK', gazetari Bregu: Veliaj nuk sulmoi drejtësinë, ka ndikim të madh te ambasadorët

'Kolegët e SPAK', gazetari Bregu: Veliaj nuk sulmoi drejtësinë, ka ndikim të madh te ambasadorët