
Kryeministri belg Alexander De Croo ka nënshkruar një deklaratë të përbashkët me presidentin ukrainas Zelenskyn në mbështetje të Ukrainës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Deklarata u nënshkrua në Kiev të shtunën, më 26 nëntor, raporton Ukrinform.
“Falenderoj Belgjikën, për deklaratën e përbashkët të nënshkruar sot. Ky dokument vërteton mbështetjen e Belgjikës për lëvizjen tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian dhe NATO. Ne patjetër do ta arrijmë këtë rezultat të rëndësishëm për ne”, tha Zelensky gjatë takimit.
Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan një sërë çështjesh, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar, nevojën për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe problemet me destabilizimin e marrëdhënieve globale.
Një sërë çështjesh u diskutuan gjithashtu gjatë negociatave, duke përfshirë gjendjen e sistemit energjetik të Ukrainës pas sulmeve me raketa të Rusisë dhe nevojën e Ukrainës për rindërtimin e vendit.
“Belgjika është e gatshme të sigurojë gjeneratorët e nevojshëm të energjisë dhe pajisjet e tjera që tani janë jetike për shoqërinë tonë, për Ukrainën në tërësi”, tha Zelensky.
Zelensky falenderoi De Croo për ndihmën ushtarake tashmë të ofruar për Ukrainën dhe bëri thirrje për zgjerimin e saj.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Rikthehet energjia elektrike, 32 viktima nga bombardimet ruse në Kherson! Plani i ri i Putinit, atentat Lukashenkos
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Hetime për korrupsion dhe pastrim parash për Gërdecin, do bëhet drejtësi?
-
PO
53.9%
-
JO
34.7%
-
NUK E DI
11.4%
Vota total: 1182
Lajme të tjera
-
Zelensky mbërrin në Britaninë e Madhe, pritet me duartrokitje të vazhdueshme nga deputetët britanikë
8 Shkurt, 14:36
-
Papa Françesku: Të mos harrojmë vuajtjet e popullit ukrainas, janë në luftë prej një viti
8 Shkurt, 10:36
-
Lufta/ Fluks i ushtarëve rusë në lindje të Ukrainës! Zelensky sot në një vizitë të papritur në Londër, pritet një ndalesë edhe në Bruksel
8 Shkurt, 07:05
-
Orban thirrje për debat mbi sanksionet ndaj Rusisë: Po shkatërrojnë ekonominë e BE-së
7 Shkurt, 17:06
-
Lufta/ Largohet ministri i Mbrojtjes të Ukrainës: Faleminderit për mbështetjen! Pritje e madhe e ofensivës së re ruse
7 Shkurt, 07:34
-
Kreu i Wanger sfidon Zelenskyn në një betejë ajrore: Nëse fiton ai, largohemi nga rajoni i Bakhmut
6 Shkurt, 22:33
-
Zelensky do të vizitojë Brukselin për të marrë pjesë në samitin e BE-së
6 Shkurt, 21:32
-
Ndalimi i naftës ruse nga vendet e BE-së, pavarësisht pritshmërive, çmimi i karburanteve shënon rënie
6 Shkurt, 19:14
-
Kievi i dërgon një listë kërkesash Izraelit përpara se të pranojë vizitën e ministrit të Jashtëm Eli Cohen
6 Shkurt, 18:27
-
Zelensky drejtuar Turqisë pas tërmetit të fuqishëm: Afër popullit turk, gati për të ndihmuar
6 Shkurt, 08:56
-
Bojkoti i naftës ruse dhe efektet për BE-në
6 Shkurt, 08:07
-
Lufta në Ukrainë/ Bakhmut, bastioni ukrainas në Donetsk i izoluar! Zelensky pritet të marrë pjesë në samitin e BE
6 Shkurt, 07:32