BRUKSEL- Belgjika bllokon hyrjen e shqiptarëve në Bruksel. Prej disa ditësh shqiptarët që zbresin në aeroportin e kryeqytetit belg nuk lejohen të hyjnë në Bruksel por shoqërohen drejt një kampi refugjatësh.Shqiptarët të cilët janë ndaluar në aeroport tregojnë se kanë dokumente të rregullta dhe ndalimi i tyre është i padrejtë.

Mes tyre është dhe një fëmijë 4 vjeçar i cili kishte ardhur në Bruksel për një ndërhyrje kirurgjikale në veshka, ndërsa një drejtor policie i një qarku të Shqipërisë dhe një biznesmen i fuqishëm duralumini janë larguar nga kampi pas negociatave me autoritetet belge.
 
Një telefonatë e mbërritur në redaksinë e Tv A1 REPORT e një prej shtetasve informoi për ndalimin e shqiptarëve në aeroportin e Brukselit. Një grup prej 20 shqiptarësh janë ndaluar me të zbritur në aeroportin e Brukselit dhe prej 5 ditësh janë vendosur në një kamp emigrantësh.

APELI NGA KAMPI PËR A1REPORT
Zef Tanushi tha për tv A1 REPORT se të gjithë ishin të pajisur me dokumente të rregullta. "Po mbahemi pa asnjë shpjegim prej ditësh të bllokuar. Mes nesh ishte dhe një Drejtor policie i një qarku, një biznesmen të cilët mundën të largoheshin"- tha Tanushi në lidhje telefonike nga kampi i refugjatëve në Bruksel. 

Tanushi një qytetar nga Lezha tregon se mes tyre është dhe një fëmijë 4 vjeçar i cili kishte ardhur në Bruksel për një ndërhyrje kirurgjikale në veshka, por dhe një drejtor policie i një qarku të Shqipërisë dhe një biznesmen i fuqishëm duralumini. Sipas Tanushit këta dy të fundit pas negociatave janë larguar nga kampi.

DESHMITARJA PER TV A1 REPORT: DO NA DEPORTOJNE NE SHQIPERI

Një grua nga Korça thotë se ndodhet me dokumente të rregullta “Na hoqën në veçanti dhe na lanë në kamp. Unë kam ardhur në Bruksel më datën 3 shkurt. Na kanë thënë se do ju kthejmë pas datës 7 shkurt”  


Vendet e BE-së janë të shqetësuar për shtimin e azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë. Pikërisht dhe ndalimi i sotëm i 20 shqiptarëve mund të ketë lidhje me këtë fakt. Ndalimi ndodh në një moment kur në Bruksel ka negociata që vazhdojnë në lidhje me pezullimin e përkohshëm të liberalizimit të vizave.
(sg/shqiptarja.com)