Belgjika shkatërron Estoninë, fitojnë
Zvicra e Holanda,Greqia gol në 90+5

Belgjika shkatërron Estoninë, fitojnë<br />Zvicra e Holanda,Greqia gol në 90+5
Janë luajtur mbrëmjen e kësaj të diele ndeshjet e katërta kualifikuese për në Kupën e Botës "Rusi 2018", për grupet A, B dhe H. Fitore të thellë shënoi Belgjika përballë Estonisë me rezultatin tenistik 8:1.

Talentet belge kryesojnë grupin H me pikë të plota, pas 4 fitoreve radhazi të arritura ndaj Gjibraltarit, Bosnje-Hercegovinës, Qipros dhe këtë të fundit ndaj Estonisë.
 
Vendi i dytë i këtij grupi mbahet nga Greqia të cilët barazuan në minutën e fundit shtesë të takimit 1:1 përballë Bosnje Hercegovinës. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh me një supergol të Pjaniç nga goditja e dënimit.
 
Fitore me vështirësi ka qenë ajo e Holandës ndaj Luksemburgut 3:1. 
 
Portugalia e Cristiano Ronaldos ka siguruar fitoren e tretë radhazi, duke lënë pas startin negativ të ndeshjes së parë ndaj Zvicrës të cilët thyen lehtësisht 2:0 modestët e Ishujve Faroe. Në këtë ndeshje u aktivizuan edhe futbollistët me origjinë shqiptare Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmeti.  Helvetët kryesojnë grupin, duke lënë pas kampionët e Europës.  


Belgium vs Estonia 8-1 - All Goals & Highlights... by Postavkam


Switzerland vs Faroe Islands 2-0 ll Goals... by worldzone1992

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve