TIRANE - Dosja hetimore në ngarkim të deputetit kristian-demokrat Mark Frroku për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti 16 vite më parë në Belgjikë, mbërrin në Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare.
Ky fakt konfirmohet për A1Report nga burime pranë organit të akuzës, të cilat thanë se pas letër-porosisë autoritetet belge kanë sjellë në rrugë diplomatike 2500 faqe material hetimore në ngarkim të Frrokut i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim.
Më 28 Mars Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi parlamentit autorizimin për arrestimin e Mark Frrokut, pasi sipas akuzës deputeti akuzohej nga autoritetet belge për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.
Pas autorizimit, Frroku u prangos dhe me vendimin e Gjykatës së Lartë dhënë një muaj më parë ai qëndron në masën e sigurisë “arrest me burg”, dhe pas mbërritjes së dosjes nga Belgjika Frroku do të gjykohet nga pala shqiptare.
Vetë Frroku e ka mohuar disa herë këtë akuzë, ndërsa me përkthimin e materialeve të mbërritura nga Belgjika prokuroria shqiptare pritet t[‘i komunikoj akuzën Frrokut e më pas t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për nisjen e procesit gjyqësorë n Shqipëri.
Aktualisht deputeti kristian-demokrat është në hetim dhe për fshehje pasurie e pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga inspektorati i Lartë i deklarimit dhe Kontrollit të pasurive për fshehjen e 3 milionë euro pasuri.
Dëshmitë në dosje
Plot 100 dëshmitarë janë pyetur në Belgjikë lidhur me vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti në vitin 1999. Dëshmitë e shtetasve belge që kanë qënë prezent në vendin e krimit janë të administruara në dosjen hetimore. Gazeta “Shqiptarja.com”, mëson se në këto deklarime shpjegohet qartë dinamika e krimit, por nuk arrihet të indetifikohen autorët e krimit, kjo pasi dëshmitarët nuk i njihnin. Vrasja e shtetasit Aleksandër Kurtit është bërë në stacionin e trenit dhe për pasojë sheri dhe vrasja me thikë është parë nga shumë persona.
Veç dëshmisë së tyre, prokuroria Belge ka marrë në pyetje dhe shitësin e disa qytetarë të tjerë që ndodheshin brenda një dyqani mishi. Sipas dëshmisë së tyre, ata kanë treguar një person të gjatë dhe të hollë, që ka ardhur me vrap brenda në dyqan dhe fytyrën e kishte të gjakosur. Pa folur asnjë fjalë, ky shtetas që mendohet të jetë ose Mark Frroku, ose Kristjan Marinaj, ose Lek Bib Xhafa ose Besnik Vuka, ka rrëmbyer një gazetë që ndodhej në tavolinë dhe më pas është larguar sërisht me vrap, duke fshirë dhe mbyluar fyturën nga gjaku.
Vrasësit si Rusë
Disa nga dëshmitarët që janë pyetur nga prokuroria kanë tregur të gjitha karakteristikat që ata kanë parë lidhur me autorët e krimit. Dëshmitë tregojnë se katër autorët janë larguar në drejtime të ndryshme dhe se nga veshja dhe karakteristikat trupore ngjanin me njerëzit e evropës lindurore. Disa prej tyre, tregonin se autorët mund të kenë qënë Rusë ose Serbë, kjo duke u nisur gjithmonë nga karaktehristikat trupore, gjuha dhe veshja. Pavarësisht këtyre dëshmive, prokuroria Belge ka rënë në gjurmë te autorëve të vrasjes vetëm pas dëshmisë së vllait të viktimës, Nikolas Kurti.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO