Belgjikë/ Drejtonte laboratorë droge, dënohet me 14 vjet burg vlonjati Eridan Guerrero! 700 vite burg për 119 të pandehurit për trafik ndërkombëtar narkotikësh
Porti i Antwerp në Belgjikë
BELGJIKË - Është dënuar me 14 vite burg vlonjati 50-vjeçar Eridan Munoz Guerrero (ka marrë mbiemrin e gruas kolumbiane), i cili akuzohej për drejtimin e disa laboratorëve të kokainës në Belgjikë.
Më herët, 22 pasuri (të paluajtshme dhe makina) në pronësi të 50-vjeçarit dhe familjarëve të tij janë sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit ‘Filtri’, me urdhër të GJKKO-së.
Avokatja e tij, Nathalie Gallant, e përshkroi vendimin si "të drejtë", duke shtuar se dënimi i klientit të saj pasqyronte bashkëpunimin e tij me autoritetet.
Po ashtu, gjykata në Belgjikë vendosi për fatin edhe të 119 të pandehurve të tjerë nga vende si nga Belgjika, Kolumbia dhe Afrika e Veriut, të cilët ishin pjesë dosjes voluminoze.
Në total, gjykata dha 700 vite burg për të pandehurit, në një çështje që solli në qendër të vëmendjes rolin e Belgjikës si portë droge për Evropën. Vetëm nëntë nga mbi 120 të akuzuar u shpallën të pafajshëm.
Të tjerët morën dënime me burg që varionin nga disa muaj deri në më shumë se 15 vjet nën një sërë akuzash, duke përfshirë pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, trafik droge, trafik armësh dhe tentativë zhvatjeje.
Ata u dënuan me burg pas akuzave se kishin marrë pjesë në një ndërmarrje shumëkombëshe të trafikut të kokainës dhe kanabisit, veprimtari e zbuluar nga çkodimi i aplikacioneve të mesazheve Sky ECC dhe EncroChat.
Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e pasurisë me vlerë dhjetëra milionë euro.
Rrjeti i trafikut -- aktiv nga viti 2017 deri në fund të 2022 -- përfshinte banda të shumta kriminale dhe u çmontua pas bastisjeve të policisë në Belgjikë, Gjermani dhe Itali.
Prokurorët kishin kërkuar burgim deri në 20 vjet për disa nga të akuzuarit.
Ata thanë se droga transportohej në kontejnerë nga Amerika e Jugut e Maroku dhe futej në Europë përmes porteve në Belgjikë, veçanërisht portit gjigant të Antwerp-it, si dhe Holandës, Gjermanisë dhe Francës përpara se të shitej nëpër Evropë.
Lajmi në përditësim…
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.6%
-
Të gabuar
83.6%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 2296
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39
-
Korçë/ Shpërndanin kokainë në doza, arrestohen 4 persona, mes tyre një turk! Sekuestrohet 1 pistoletë, 57 gr kokainë dhe rreth 9 mijë euro
21 Dhjetor, 10:13
-
Itali/ Po trafikonin 60 kg kokainë të fshehura në makinë, arrestohen 3 shqiptarët
20 Dhjetor, 16:02
-
Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar
18 Dhjetor, 18:49
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor, 22:31
-
Hollandë/ Polica gjen 250 kg kokainë me vlerë 13 milionë euro brenda dy arkivoleve
17 Dhjetor, 14:23
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor, 14:00
-
Austri/ Shqiptari arrestohet me 12 kg kokainë në makinë, droga me vlerë 1.2 milionë euro
17 Dhjetor, 11:27
-
Itali/ Shisnin 2 kg kokainë në muaj me fitim ditor 6 mijë euro, 6 persona të arrestuar! Shqiptari drejtonte organizatën, paga deri në 5 mijë euro
16 Dhjetor, 16:12
-
DEA i zbuloi nga aplikacioni 'Signal', kapen 46 kg kokainë në Greqi! 4 në pranga, mes tyre edhe një shqiptar (EMRI)
16 Dhjetor, 11:53