TIRANË- 22 pasuri (të paluajtshme dhe makina) në pronësi të Eridan Guerreros dhe familjarëve të tij janë sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit ‘Filtri’. Sipas policisë dyshohet se pasuritë janë vendosi nga veprimtaritë kriminale dhe u sekuestruan me urdhër të GJKKO-së.
Policia bën me dije se janë sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga Eridan Guerrero dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.
Eridan Guerrero 50 vjeç, lindur në Vlorë, aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale.
Operacioni i policisë është kryer në bashkëpunim me nga Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore qendrore, homologët belg dhe dvpt-të Vlorë, Durrës dhe Tiranë.
Vijojnë hetimet me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë si burim, veprimtaritë kriminale të 50-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
64.5%
-
E gabuar
27.6%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 519
Lajme të tjera
-
Megaoperacion i Europol-it në Serbi, Francë dhe Holandë, arrestohen bosët më të mëdhenj të kokainës në Ballkan
13 Maj, 18:57
-
Dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist, arrestohen 7 persona në Belgjikë
5 Maj, 13:57
-
Në hetim në Belgjikë për kultivim kanabisi e grup kriminal, SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Bardhyl e Kastriot Shota nga Fushë-Kruja
6 Prill, 10:20
-
Aksident i rëndë për futbollistin belg, makina 'fluturon' në qendrën stërvitore (VIDEO)
31 Mars, 13:59
-
FOTO /Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, 18 të arrestuar! 160 policë në aksion, sekuestrohet kanabis, kokainë, mijëra euro e 33 mjete luksoze
21 Mars, 12:36
-
U pensionua nga kombëtarja pas eleminimit në 'Katar 2022', Eden Hazard zbulon pse nuk pëlqente të luante për Belgjikën
13 Mars, 22:21
-
Belgjika ndalon përdorimin e aplikacionit TikTok në telefonat e punës të zyrtarëve të qeverisë
10 Mars, 22:05
-
Si doli nga burgu Safet Bajri për 4.5 vjet pasi u dënua me 22 vite nga drejtësia belge! Shtegu në Kodin Penal me bashkimin e dënimeve dhe ‘sjellja e mirë’
9 Mars, 18:53
-
Safet Bajri u lirua në Shqipëri, zhgënjim në Belgjikë! Mediat belge: I dënuar me 22 vite burg, bëri vetëm 6! A ka harruar Brukseli t'ua raportojë shqiptarëve?
8 Mars, 12:30
-
Shqipëria e kërkon për atentatin ndaj Ndojit, Belgjika dënon me 12 vite burg Ramazan Rrajën! Akuzohet për trafik kokaine
28 Shkurt, 15:31
-
Arrestimi i kreut të 'Klanit Duka' në Bruksel, Leonard Duka u kap me armë zjarri dhe një sasi parash në banesë! Policia shqiptare e zbuloi ku fshihej, njoftoi atë të Belgjikës
17 Shkurt, 10:12
-
Arrestohet në Belgjikë kreu i 'Klanit Duka', Leonard Duka, armik i 'betuar' i Ervis Martinajt! Në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko
14 Shkurt, 10:56
Si e ka mbiemrin e vertete ky Eridani,se /Guerrero/ duket se e ka huazuar andej nga xhunglat nga ka bere pasurine?
Përgjigju