Belgjikë/ Dyshohen për disa vjedhje, arrestohen tre shqiptarët

Belgjikë/ Dyshohen për disa vjedhje, arrestohen tre shqiptarët

Foto ilustruese

Tre shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë pasi akuzohen për kryerjen e disa vjedhjeve. Sipas mediave belge, shqiptarët e moshës 24, 36 dhe 37 vjeç, dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në fillim të shkurtit të këtij viti në Hageland, Linter dhe Zoutleeuw.

Policia belge në Getevallei arriti të bënte një lidhje mes makinës që ishte përdorur nga shqiptarët në kryerjen e tre vjedhjeve. Në fillim të muajit mars, policia pranë Mechelen kontrolloi një makinë tjetër ku ndodheshin tre shqiptarë, të cilët nuk ishin në gjendje të sqaronin për policinë vendase pse gjendeshin në Belgjikë.

Kjo makinë rezulton të jetë e regjistruar në të njëjtën adresë me makinën e lidhur me vjedhjet. Përveç kësaj, policia ka gjetur që tre telefonat celularë të shqiptarëve kanë lidhje me vjedhjet në Hageland.

Në këtë mënyrë autoritetet belge kanë bërë të mundur zbërthimin e enigmës.

Një prej të dyshuarve ka mohuar gjithçka, ndërsa dy të tjerët kanë refuzuar të japin shpjegime. Të premten do të vendoset në gjykatë nëse do të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim ose jo.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar