Belgjikë/ (EMRAT) Shkoi në fermën e kanabisit me 'thes' në kokë dhe u ekzekutua me 6 plumba, nis gjyqi për vrasjen e Festim Kalaj! Kush janë dy shqiptarët e dyshuar?!

Belgjikë/ (EMRAT) Shkoi në fermën e kanabisit me 'thes' në kokë dhe u ekzekutua me 6 plumba, nis gjyqi për vrasjen e Festim Kalaj! Kush janë dy shqiptarët e dyshuar?!

Pamje nga vendngjarja dhe Festim Kalaj

Dy shqiptarë, Erjon Hotaj dhe Armando Murati, të dyshuar për vrasjen e elektricistit shqiptar Festim Kalaj, 40 vjeç në Belgjikë, pritet të dalin para gjykatës në Bruksel për t’u njohur me masat ndaj tyre dhe për të zbardhur se kush është përgjegjës për vrasjen.

Mediat bëjnë me dije se vetëm njëri prej të dyshuarve mund të ketë qëlluar ndaj Kalajt. Të dy janë akuzuar për vrasjen dhe janë në burg që nga viti 2019, por që atëherë, të dy kanë pohuar se tjetri e ka kryer vrasjen dhe se ata vetë janë të pafajshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të vitit 2019, ku trupi i Kalajt u gjet u pajetë nën një urë në zonën e Flanders Lindore nga një kalimtar i rastit, i cili pa këmbët e viktimës jashtë “pakos” më të cilën ishte mbështjellë trupi.

Trupi ishte i mbështjellë me mbështjellës plastik dhe tela, duke peshuar rreth gjashtë kilogramë, në mënyrë që të fundosej, por kjo nuk funksionoi. I ndjeri mësohet se ishte vrarë me gjashtë plumba.

Viktima u identifikua si Festim Kalaj, një shqiptar i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij pesë ditë para se të gjendej trupi i tij i pajetë, raportojnë mediat e huaja.

I ndjeri dyshohet se është vrarë në banesën në emër të Erjon Hotajt. Ky i fundit ishte dëbuar nga Belgjika në prill 2016 për qëndrim të paligjshëm, por gjashtë muaj më vonë, hetuesit zbuluan se ai u kthye në Belgjikë me pseudonimin Florin Predescu.

Ata zbuluan se ai gjithashtu kishte marrë me qira një shtëpi me atë emër në zonën e Zwalm në Flandrën Lindore, dhe gjatë kontrollit të banesës policia gjeti në katin e dytë të asaj shtëpie një plantacion kanabisi dhe në banjë ku kishte gjurmë gjaku.

Hetimet u shtrin më tej dhe u zbulua se Hotaj kishte shumë kontakte me një tjetër shqiptar, Armando Murati. Sipas fqinjëve të Hotajt, edhe Murati banonte në të njëjtën shtëpi me të, por të dy u zhdukën që pas vrasjes së Festim Kalajt.

Hotaj u arrestua nga policia franceze në qytetin e Clermont-Ferrand vetëm disa muaj më vonë, më 22 korrik, ndërsa Murati u kap më 20 shtator në Knokke-Heist, Flanders Perëndimore.

Pas arrestimit dy shqiptarët kanë deklaruar se e kishin punësuar Festim Kalajn për t’i ndihmuar në ngritjen e një plantacioni kanabisi në banesën e tyre.

“Ne punësuam Festimin për të na ndihmuar të ndërtonim plantacionin e kanabisit,” kanë deklaruar të dy ata.

Mësohet se dy shqiptarët e merrnin elektricistin çdo ditë me makinë për ta dërguar në banesën ku do ngrinin plantacionin e kanabisit, ndërsa Kalaj duhet ta mbante celularin të fikur dhe të ishte me kapuç në kokë, në mënyrë që të mos dinte adresën e saktë.

“Disa javë më vonë, dy burra të armatosur hynë në shtëpinë vonë dhe vodhën një pjesë të korrave tona të kanabisit,” tha dyshja, duke pretenduar se pas vjedhjes qëndronte elektricisti i tyre, Kalaj.

Sipas Hotajt, pas vrasjes së 40-vjeçarit qëndron shoqëruesi i tij Murati. Mësohet se Murati i ka kërkuar elektricistit të kthehet në Belgjikë, duke u arsyetuar se një kohëmatës në plantacion nuk funksiononte siç duhet.

“Ndërsa Festimi dhe unë po rregullonim kohëmatësin në shtëpinë, Armando Murati u shfaq papritur pas nesh,” tha Hotaj. “Ai e qëlloi kur unë kisha dalë tashmë nga dhoma. Murati ishte i armatosur dhe më pas më detyroi të ndihmoja për ta hedhur trupin në kanal.”

Nga ana tjetër, Murati ka deklaruar se: “Hotaj e joshi elektricistin në Belgjikë. Isha i shqetësuar dhe atë mbrëmje shkova në shtëpinë në Zwalm për të parë. Por kur mbërrita, Festimi tashmë ishte qëlluar.”

Festim Kalajt kishte emigruar në Belgjikë në vitin 2012 për të punuar si elektricist. Ai mësohet se ka qëndruar për disa kohë në Sint-Niklaas, bashkë më familjen tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët adoleshentë, një vajzë dhe një djalë.

Pasi kompania më të cilën ai punonte kishte falimentuar, dhe ai kishte hasur vështirësi të gjente punë të re, bashkë me familjen Festim Kalaj është kthyer në Shqipëri. Por sipas bashkëshortes së tij, Kalaj ka udhëtuar sërish drejt Belgjikës më 7 maj 2019, pasi këtu i është ofruar një punë si elektricist.

Miqtë e tij kanë deklaruar se e kanë parë të ndjerin për herë të fundit më 10 maj, në një kafene shqiptare pranë Stacionit të Brukselit Verior, ku do takohej më një shqiptar.

Edhe bashkëshortja e tij Nevila, ka treguar se mori një mesazh nga ai për herë të fundit atë mbrëmje, dhe më pas elektricisti ishte zhdukur nga faqja e dheut.

Mësohet se në dhjetor 2020 në Ministrinë e Drejtësisë, ka ardhur letër porosi nga Belgjika për këtë vrasje e cila i është përcjellë Prokurorisë së Vlorës. Ata kërkonin marrjen e disa mostrave ADN dhe pyetjen e disa personave.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar