Belgjikë, ish-Komisioneri i BE-së për drejtësinë hetohet për mashtrim financiar
Didier Reynders, ish-komisioner i BE-së
Autoritetet belge njoftuan të mërkurën (sot, 4 Dhjetor) se kanë nisur një hetim për mashtrim financiar ndaj ish Komisionerit të Bashkimit Europian për Drejtësinë, Didier Reynders, disa ditë pas mbarimit të mandatit të tij.
An Schoonjans zëdhënëse e zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Brukselit, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se hetimi ndaj tij po kryhet nën dyshimet për pastrim parash. Ajo tha se në kuadër të hetimit u ushtrua kontroll edhe në banesën e tij.
Nisja e hetimit vjen vetëm disa ditë pas përfundimit të mandatit të zotit Reynders si komisioner i BE-së për Drejtësinë, një detyrë që e mbajti prej vitit 2019.
Zëdhënësja Schoonjans nuk dha më shumë hollësi për mediat, por sipas gazetës “Le Soir” dhe plaftormës investigative “Ndiq paratë”, hetimi mund të lidhet me pastrimin e parave përmes lotarisë kombëtare.
Partia e zotit Reynders tha përmes një deklarate se nuk do të komentonte hetimin në vazhdim.
Çdo skandal që do të përfshinte zotin Reynders do të prekte Komisionin Evropian, ku ai ishte përgjegjës për të garantuar që gjatë mandatit të tij, parimet perëndimore të shtetit të së drejtës, duke përfshirë luftën e ashpër ndaj korrupsionit, do të respektoheshin me përpikëri.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
38%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 1928
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lajçak: Këtë javë pritet të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur
13 Janar, 15:13
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10