Belgjikë /Kapen me ‘shtëpi bari’, 9 shqiptarë në pranga! U konfiskohen 2.7 mln euro pasuri

Belgjikë /Kapen me ‘shtëpi bari’, 9 shqiptarë në pranga! U konfiskohen 2.7 mln euro pasuri

Shtëpi bari

Gjykata penale e Leuven në Belgjikë ka dënuar 9 anëtarë të një bande me origjinë shqiptare me dënime deri në 5 vjet burg. Mësohet se organizata kriminale operonte në nëntë plantacione kanabisi.

Po ashtu gjykata konfiskoi 2.7 milionë euro.

Të dy udhëheqësit organizuan logjistikën dhe mbledhjen e të korrave ndaj edhe F. B dhe S. J morën dënimet më të rënda.

Autori me incialet F. B mori katër vjet burg, një gjobë prej 32 mijë eurosh dhe duhet t’u kthejë palëve civile më shumë se 200 mijë euro.

Autori tjetër me inicialet S. J mori një dënim me pesë vjet burg, një gjobë 40,000 euro dhe gjithashtu duhet të paguajë pothuajse 200,000 euro palëve civile.

Ndërsa i gjithë fitimi u konfiskua, por për shkak se anëtarët e bandës ishin pjesë e një organizate më të madhe, dy figurat kryesore duhet të paguajnë të dy 500 mijë euro.

Shqiptarët e tjerë morën 30 muaj burg dhe 8000 euro gjobë. Plantacionet e ngritura midis tetorit 2020 dhe janarit 2023 ishin të vendosura në dhe rreth Leuven dhe një në zonën e Antwerp.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës