Shqipëria kërkon ndihmën e Belgjikës për kapjen e Klement Balilit të cilësuar si baron i drogës apo Escobari i Ballkanit.

Ndërsa gjykata belge liron me kusht njërin prej bashkëpunëtorëve të Balilit Xhevahir Potin.

Dy vëllezërit Poti u arrestuan në Belgjikë në fund të qershorit.  

Por sipas mediave këtë të premte gjykata belge ka liruar më kusht njërin prej vëllezërve Xhevahir Potin vendim që pritet edhe për Dhimitër Potin.

Por sipas të përditshmeve të cilat citojnë zëdhënësin Denis Goeman prokuroria do ta apelojë një vendim të tillë.

Xhevahir Poti akuzohet se është një nga drejtuesit  e rrjetit të narkotrafikut Shqipëri Greqi Europë.

Në Belgjikë vëllezërit u prangosën në kushtet e flagrancës me 100 kg kannabis dhe afro 20 mijë euro.

Por kjo nuk ishte akuza e vetme ndaj tyre.

Ata kishin krijuar një kompani fiktive transporti me qendër në Bullgari dhe filial në Greqi e Belgjike.

Mediat belge raportojnë se kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla në datën 8 shkurt është takuar me prokurorin federal Van Leeuë duke i kerkuar ndihmën e Belgjikës në kërkim të baronit të drogës.

Të përditshmet belge raportojnë se Llalla i ka treguar homologut belg një foto ku ndërsa dy nga njerëzit e tij vuajnë në burg në Belgjikë udhëheqësi i tyre të dyshuar, biznesmeni Klement Balili, kalon një kohë të bukur në jahtin e tij

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com