BELGJIKË - Xhuliano Brahimllari, një student shqiptar i cili jetonte prej 4 vitesh në Bruksel është masakruar në mënyrë makabre, teksa trupi i tij i pajetë është gjetur i gjymtuar dhe pa kokë në periferi i hedhur në një kosh mbeturinash pranë parkut të Vemel.
Trupi i 22-vjeçarit, student për Drejtësi dhe Kriminalistikë në një universitet në Bruskel, u zbulua më 9 qershor nga disa punonjës të bashkisë Jette i mbështjellë në një çantë të zezë në kosh. Trupit të të riut shqiptar i mungonte koka, parakrahu dhe pjesa e poshtme e këmbëve.
Ientifikimi i tij u bë të mërkurën nga ana e xhaxhait të tij, i cili e ka njohur nga një tatuazh.
Xhuliano Brahimllari ishte me origjinë nga fshati Dukas në Patos. Familja e tij ka emigruar në Belgjikë në fillim të viteve ’90 dhe ai ka lindur aty.
Ende nuk ka autor të arrestuar për këtë ngjarje apo një pistë konkrete hetimi, por hetuesit belg flasin se Xhuliano nuk ishte i panjohur për drejtësinë ku ishte dënuar me 30 muaj burg. Kjo pasi kur ishte 18 vjeç ka goditur një nga shokët e klasës me shkop bejsbolli, ndërsa në vitin 2014 është arrestuar për trafikim të lëndës narkotike.

(Xhuliano B.)
/Shqiptarja.com

VIDEO